Saturday, March 9, 2024

SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" DHURON DISA BOTIME PER LEXUESIT E BIBLIOTEKES SE TIRANES



Sot më datë, 9 Mars 2024, përfaqësuesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane" dhuruan disa botime me karakter historik, monografi, studimor dhe letrar, Bibliotekës "Hamit Beqja", Njësia Administrative nr.8, e kryeqytetit. 

Kjo iniciativë, është tashmë një traditë e shoqatës dhe komunitetit dibran të Tiranës, për miqtë dhe lexuesit e rinj të librit dhe botimeve, por dhe ato në moshë, për këtë biblioteke  komunitare, e cila është e stilit modern dhe me shërbim efikas.

Shoqata "Bashkësia Dibrane", do të vazhdojë të kontribuojnë vazhdimisht me pasurimin e rafteve të kësaj biblioteke,  duke i dhuruar botimet nga krimtaria artistike, historike, letrare apo dhe ajo shkencore kësaj  qëndre të leximit, nga vetë autorë të komunitetit dibran që jetojnë prej shumë vitesh në Tiranë.

 Duke filluar nga botimet e veteranëve të mendimit kombëtar e patriotik  si: Haki Sharofi, Sami Gonxhe, Haki Stërmilli, Ismail Strazimiri, Vehbi Dibra, Faik Ballanca, Hiqmet Gonxhe, Abdurahman Shatku, e deri tek brezi më i ri si: Gëzim Erebara, Drita Agolli, Tofik Jegeni,  Arian Kadiu,  Bujar Kapexhiu, Agron Tufa, Suzana Varvarica, Remzi Zeqja,  Roald A. Hysa, Halil Rama,                          Hysen Dervishi etj.

Me këtë qëllim SHBD, fton dhe i bën thirrje studiesve, autorëve dhe shkrimtarëve të komunitetit dibran të Tiranës,  që disa nga botimet e tyre t'ja dhurojnë kësaj biblioteke me kontaktet si mëposhtë;


Adresa: BIBLIOTEKA "Hamit Beqja", Rr. "Thanas Ziko" kati I, (pas shkollës së Kuqe) Tiranë.  Orari i pritjeve me publikun: 08.30 deri në 18.30 


KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE-SHQIPERI




No comments:

Post a Comment