Të dashur miq,
Ju përciellim lajmin e hidhur se prof. Hiqmet Gonxhja, veteran i Inxhinierisë Shqiptare, pedagog më i moshuar i Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran në Tiranë, nuk jeton më.
Prof. Hiqmet Gonxhja, u nda nga kjo jetë në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një kontribut të dalluar, në fushën e shkencave inxhinierike, publicistike dhe traktateve shkencore. Nga dora e tij janë kryer me qindra studime teknike, të kërkimit dhe zbulimit gjeologjike e gjeofizike, në terrent më të vështira malore të Shqipërisë. Nga puna e tij si pedagog, kanë dalë 110 Inxhinier e teknik të mesëm topografë, në kurse specializimi pasuniversitare dhe universitare.
Prof. Gonxhja, rrjedh nga familja e arsimtarit të shquar të Dibrës së madhe, Sami Gonxhja, i cili krijoi dhe muzikën e marshit të "djalmënisë dibrane", të vitit 1921.
Prof. Hiqmeti, do të mbahet mënd si njeri me emocion pozitiv, me humor e shoqëror, dhe si i pari kryetar i shoqatës "Bashkësia Dibrane", pas pluralizmit demokratik në Shqipëri, gjatë viteve 1992-1994, ku pati mjaft aktivitete dhe organizime me komunitetin dibran të Tiranës.
Libri i tij i fundit, i përuruar në Shoqatën "Bashkësia Dibrane", ishte "Gonxhet e prillit", në vitin 2018.
POEZI nga Hiqmet Gonxhja
EPITAF TE VARRI I...
Këtu prehem unë djaloshi gjuetar
Që shpend e kafshë pylli plot kam vrarë
Mallkimi i tyre jetën më shkurtoj
Prandaj, ky epitaf, pësimin tim t’u kujtoj
Dhe, pasi mësove timen histori
Mos kërko mëshirë për gjuetarin e ri.
Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i shoqatës "Bashkësia Dibrane", i përcjell ngushëllimet më tëpërzemërta, bashkëshortes së profesorit, fëmijëve të tij, të afërme, miqve e dashamirësve.
U prefsh në paqe dhe amshim, profesori ynë i dashur !
KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE
BASHKESIA DIBRANE
TIRANE, SHQIPERI
No comments:
Post a Comment