Saturday, November 28, 2020

GEZUAR DITEN E FLAMURIT ! DITEN E PAVARSISE KOMBETARE !


Presidenti Ilir Meta: Shqiperiae shte nje e vetme.

Çdo Shqiptar te mbaj sot ne xhaketen e tij simbolin e flamurit kombëtar.

Dhe ne çdo ballkon e dritare të valvitet famuri kuq e zi !

                  

Ditën e martë datë 25 nëntor 2020, u organizuar  "darka e pavarsisë"  me rastin e dites se flamurit, 

28 nentorit 1912, në shenjë respekti për nismëtarët e pavarsisë kombëtare.

Në këtë aktivitet ishin të pranishem qytetar te Shqiperise, intektual, perfaqesues të shoqatave patriotike e kulturore të Shqipërisë.

Presidenti i Republikes, ka apeluar për më shumë vleresim për ditën e flamurit, për vlerat

historike të kombit Shqiptar, si dhe për një nderim më të lartë që duhet ti bejnë insitucionet

luftes per liri dhe pavarsi dhe interesit të qytetarit.

                

"Çdo shqiptar duhet të ketë sot në xhaktën e tij simbolin e pavarsise, stemën e flamurit si dhe në çdo ballkon e dritare duhet të valëvitet sot flamuri kuq e zi.

Të jemi gjithëmonë të bashkuar, pasi me bashkim harritet çdo sakrificë.

Duhet vlerësuar roli dhe kontributi i diasporës dhe i intelektualëve si dhe interesi qytetar ...!

Shqipëria është e para, mbi çdo gjë !  Ne Shqiptarëve, nakëndojnë pushkët mbi kulla.  

Malet tona më të larta".

 Në  këtë aktivitet morën pjesë  disa  përfaqësues të shoqatave patriotike e kulturore si"“Bashkesia Dibrane”, perfaqesues nga komuniteti i Tiranës, si dhe bashkësisë tradicionale te shqiptarëve të diasporës, nga kosova dhe çamëria.


                 

Z. Tofik Jegeni, kryetar i Keshillit të të urtev në shoqatën “Bashkesia Dibrane” të Tiranës, i pranishëm ne aktivitet i dhuroj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, librin shkencor kushtuar mbrojes juridiko-shkencore të lumit Radika, me titull: "Dibra e madhe & Radika"

Ndersa gjeneral Dr. Gezim Ostreni i dhuroj Presidentit të Shqipërisë Shk. Tij, z. Ilir Meta, tre botimet e tij, kushtuar luftes se UÇK, per liri dhe pavarsi, si dhe mbrojta qe i ka kushtuar ai çeshtjes se UÇK ne Hagë.                                         

                               

Qendistari i talentuar popullor, artizani Qeram Erebara Kazazi, i dhuroj presidentit të Republikës flamurin kombëtar kuq e zi, qendisur prej duarve të tij 85 vjecare si dhe një kostum kombetar të trevës së  Tiranës.

                            

                       Presidenti i Republikës dhe qëndistari popullor Qeram Erebara Kazazi


Ndersa tenori i njohur, Prof. Kastriot Tusha “Mjeshter i madh”, i panishem ne aktivitet këndoj marshin e Kongresit të Dibrës, me tekst nga Haki Sharofi dhe muzike të Sami Gonxhes.

                                      

Ndersa përfaqësuesia e  AIIA, znj. Manjola Perja, Ceo e Agjensise se Trashegmise Kulturore Shqiptare, i dhuroj presidentit Ilir Meta Harten e Shqipersie.

Përshëndetën gjithashtu aktivitetin intelektual të njohur të komunitetit dibran në Tiranë si, prof. Bujar Kapexhiu, Prof. Isak Shehu dhe Prof. Dr. Petrit Bara, i cili ofroj gadishmëri që Klinika mjekësore private e tij, për njerëzit në nevoje me rastin e pandemisë, për qytetarët e Tiranës me problemet me zemër, mbi moshën 60 vjeç, vizitat do të ofrohen falas nga stafi i tij.

                                     

                               Prof. Isak Shehu, Prof. Bujar Kapexhiu dhe prof. Dr. Petrit Bara

Në këtë darkë falenderimi  të pranishëm ishin dhe Kryetari i Komunës Dibër e madhe, Dr. Hekuran Duka, i shoqëruar nga gjeneral Dr. Gëzim Ostreni, sipërmarrësi i Dibrës, z. Mexhit Capa dhe nga Sekretari i Komunës z. Ylli Mirzo dhe nga Drejtori Juridik z. Burim Kaba.

Kjo darkë u realizua fal mbështetjes dhe iniciativës bujare të pronarit të saj z.Fation Mahmuti, Toni, në Restorantin luksoz  "Miguel" në bllok, Tiranë, dhe iniciativës së sipërmarrësit të komunitetit dibran të Tiranës, z. Roland Jegeni, të cilëve ju jemi mirënjohës për këtë realizim.

Gëzuar ditën e pavarsisë kombëtare dhe çlirimin e Shqipërisë !


 

No comments:

Post a Comment