Saturday, June 6, 2020

REAGIM PER SHTYP DHE MEDIAT I SHBD


    E drejta e votës së emigrantëve shqiptar dhe nevoja urgjente për 
një reformë  substanciale në drejtësi sipas traditës juridike kombëtare


 Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i ShBD-së,  duke marrë shkak nga marrëveshja paraprake e arritur dje nga Këshilli Politik mbi reformën zgjedhore  (marrëveshje e cila ende nuk është zbardhur  dhe qartësuar plotësisht) i tërheq vëmendjen forcave politike dhe veçanërisht trupit diplomatik që  udhëhoqi këtë marrëveshje, për nevojën e garantimit dhe  pjesëmarrjes në proçesin e votimit dhe të  emigrantëve Shqiptar që jetojnë  jashtë vendit   si një e drejtë themelore, kushtetuese dhe  universale. 


Janë rreth 1.5 milion shtetas Shqiptar me të drejtë vote aktive dhe pasive të cilët duhet  të jenë pjesë integrale e vendimarrjes kombëtare, jo vetëm për tu zgjedhur por dhe që të kenë mundësi të zgjidhen në organet legjislative të cilat do të dalin nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, njëlloj si  shtetasit tanë të bashkimit evropian e vendeve euroatlantike, shtete të cilat emigrantëve  të tyre  ja kanë siguruar me kohë shtetasve të tyre edhe në përfaqësitë diplomatike e konsullore përkatëse.  
Të njëjtën paritet kërkojmë dhe ne, që kjo e drejtë të garantohet dhe ti jepet emigrantëve Shqiptar, duke qënë se ato janë dhe kontributorët më të mëdhenjë ekonomik në Shqipëri, duhet të gëzojnë garancitë absolute të auditimit  për atë çka investojnë dhe sjellin në Shqipëri.
Ky supervizim mund të garantohet vetëm me pjesëmarrjen e tyre me votë në zgjedhje.
Me ngjarjet e fundit në jetën parlamentare Shqiptare,  sanksionimi i votës së emigrantëve dhe  pjesëmarrja e tyre në proçesin zgjedhor do të ketë një impakt pozitiv për qasjen euroatlantike  dhe evropiane të Shqipërisë. Ftojmë Ambasadat e huaja që udhëhoqën këtë marrëveshje zgjedhore të lobojnë më tej të drejtën  e emigrantëve Shqiptar për të zgjedhur përfaqësuesit, e për tu zgjedhur në të gjitha proceset elektorale  si një e drejtë themelore, kushtetuese dhe primare, por dhe si një simbol shprese,  për ti zbardhur  faqen vendit tonë, nga ngjarjet  e fundit në parlamentarizmit Shqiptar, ku përveç se parlament apo kuvend nuk mund të quhet.
Ne gjithashtu, sygjerojmë dhe kërkojmë që 3 Institucionet kryesore,  legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori  por dhe organet e qeverisjes vendore si dhe Institucionet e tjera të pavarura të udhëhiqen dhe  të respektojnë  disa parime dhe garanci themelore, me natyre bazike të shtetit të së drejtës si;
-Reforma zgjedhore të mbështetet në traditën kushtetuese Shqiptare por dhe në diemensionet juridike të sovranitetit elektoral Shqiptar.   
(ius suffragium Albanias)
-Reforma në drejtësi, shumë e dëshiruar, por aspak e konkrerizuar, të jetë e lidhur ngushtësisht me  traditën dhe zakonet juridike të vendit tonë, pasi në historinë e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri, kanë vepruar mjaft insitucione e insitute  garantuese të ligjit dhe gjykimit të drejtë, të cilat i kemi fshirë nga memoria e trashëgimisë juridike.

Aty i kemi, ti shfletojmë, e jo ti pluhurosim në arkivat murale.
-Legjislatorët, juristët dhe akademikët të thërrasin në kujtesën  e Shtetit Shqiptar parimet e rendit juridik Shqiptar, atë përqasje pozitive konservatore që ka krijuar jurisprudenca tradicionale Shqiptare ndër vite dhe insitutet e saj të cilat nuk duhen harruar, e jo të krijohen organe ligjor me natyre eksperimentale. Të thërrasim në kujtesën dhe ndërgjegjen tonë mendimet dhe vendimet e vyera që rrjedhin nga organe e larta të njohura nga historia e institucioneve Shqiptare si: Këshilli i Shtetit, diskutimet parlamentare të jetës legjislative me dy Dhoma, si dhe nevoja për krijimin e një organi kontrollues e balancues të ligjeve dhe i urtësisë, senati.
Të gjitha këto pika që përendim më sipër, por dhe mendimet të tjera që mund të shfaqen më vonë do ti quanim të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të vendimarrjes zgjedhore dhe parimeve të qeverisjes së ndershme  për vendin tonë dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Ftojmë Presidentin e Republikës, shkëlqesinë e tij, z. Ilir Meta, që ka iniciuar për nevojat kombëtare dialogun dhe debatin juridiko-formal, për drejtësi dhe ligj,  të krijojë një platformë me karakter konsultativ dhe këshillues në formën e një Këshilli të Urtësh,  me qëllim jetësimin e mëtejshme të disa prej propozimeve tona të cilat kanë nevojë për më shumë detajim dhe thellim në çështjet më të rëndësishme të fateve të vendit tonë në udhëkryqin aktual evropian.

Të lënit në harresë dhe të mos vepruarit në kohë, do të jetë përsëri një mundësi e humbur për procesin më afër jetës demokratike dhe ligjore evropiane të vendit tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo janë !

Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve
Bashkësia Dibrane- ShBD

 



1 comment:

  1. Ka qenë e mrekullueshme të dihet se ka dikush atje që di të bjerë poshtë dhe të ngrihet përsëri. Ne gjithmonë qëndrojmë të përulur dhe nuk dorëzohemi kurrë, dhe për ndihmën e Z. Benjamin lee për të më marrë Kredi nga firma e tij për të zgjeruar biznesin tim, në një moment të rëndësishëm. Mbështetja që kam marrë nga firma e tij e kredisë ishte mjaft e sinqertë dhe një normë interesante e ulët në këmbim, Z. Benjamin Lee është një oficer kredie që punon me një grup investitorësh të cilët janë të gatshëm të financojnë çdo lloj biznesi ose të japin hua për përdorim personal për sa kohë që shlyerja e tyre është e garantuar.
    Ju mund të kontaktoni me emailin e tyre në 247officedept@gmail.com Ose Whatsapp Mr lee në + 1-989-394-3740

    ReplyDelete