Monday, July 29, 2019
HOMAZH PER SHKENCETARIN DHE STUDIUESIN PROF. DR. AGIM PIRDENI
Prof. Dr. Agim Pirdeni dhe Ermira Pirdeni
Të nderuar miq !
Po ndajmë me ju lajmin e hidhur, mbi humbjes nga kjo jetë e një tjetër biri të nderuar të komunitetit tonë dibran të Tiranës, të një personaliteti të veçantë të fushës së paleontologjisë Shqiptare, të Akademikut, Prof. Dr. Agim Pirdeni.
Shkencëtari, Agim Pirdeni, rrjedh nga një familje e nderuar me prejardhje nga Dibra e Madhe, ku prindërit e tij, si pasojë e genocidit sllav, largohen nga Dibra e Madhe në shtatorin e vitit 1913 duke u vendosur përfundimisht në Tiranë. Agim Pirdeni, ka një kontribut gati 50 vjeçar në fushën e shkencës së gjeometrisë, zbulimeve dhe të paleontologjisë urbane. Ai hodhi themelet e kësaj shkence, duke kryer studime në çdo cep të Shqipërisë, duke përgatitur breza të shumtë studentësh e duke hudhëhequr disetacionet dhe tezat e tyre.
Ka shkruar një serë artikujsh shkencor e akademik, mbi shkollat e larta, si psh. Paleontologjia dentare në vitin 1987, Paleontologjia urbane, studim mbi "Mikrofaciet dhe foraminiferet bentonike triasike ne Albanide", 1988 etj.
Ai mbylli sytë dje në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten Ermira Pirdeni dhe dy djemtë e tij. Trupi i tij u varros me të gjitha nderimet në qytetin e Riminit, Itali, më 28 korrik 2019 nga bashkëkombas, miqtë dhe të afërmit e tij.
Shoqata "Bashkësia Dibrane", kryesia dhe këshilli i të Urtëve, ngjushëllojnë familjarët e z. Pirdeni, miqtë dhe dashamirësit e tij.
U prehtë në paqe Agimi ynë i shtrenjtë !
Të qoftë dheu i lehtë !
Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve
Shoqata "Bashkësia Dibrane"
Tiranë-Shqipëri
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Shpejtësia dhe efikasiteti.
ReplyDeleteKreditë tona janë të shpejta dhe të sigurta dhe me norma shumë të ulëta interesi. Kërkoni kredi tani dhe merrni një konfirmim të shpejtë dhe një normë fikse.
psoloukas@gmail.com
Whatsapp: +33756841623
Liar man loukas pso and psoloukas and virginia helping
DeleteΑυτος ο κυριος loukas pso i psoloukas i virginia helping κατεχουν πλαστα εληνικα id υποσχοντε δανεια σας στελνουν πλαστα εγραφα κσι αφου σας παρουν χρηματα σας κσνουν block
ReplyDelete