Monday, June 10, 2019

BASHKESIA DIBRANE VIZITE ZYRTARE NE DIBER TE MADHE


Ditën e shtunë datë 08 qershor 2019, një përfaqësi e shoqatës "Bashkësia Dibrane", e përbërë nga Kryetari i SHBD-së, z. Bujar Kapexhiu dhe Kryetari i "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni,  si dhe Regjisori i njohur Ilir Harxhi, zhvilluan  një vizitë në qytetin e Dibrës së Madhe.  Aty u pritën nga autoritetet vendore, nga Kryetari i Komunës Dibër e Madhe , Republika e  Maqdonisë së Veriut, z.Hekuran Duka, Sekretari i Përgjithshëm i Komunës z.Ylli Mirzo nga Kryetari i Këshillit të Komunës z. Bashkim Mashkulli, dhe nga sipërmarrësi i njohur z. Mexhit Capa.


 Takim në zyrën e kryetarit të Komunës Dibër e Madhe, z. Hekuran Duka

Në këtë takim vllazëror, theksi u vendos tek ridimensionimi i marrëdhënieve mes tyre, organizimin e aktiviteteve kulturore, si dhe organizimin sëshpejti i një Akademie Solemne përkujtimore për nder të jubileut të 110 vjetorit të Kongresit të Dibrës.  Gjithashtu  z. Kapexhiu dhe    z. Duka vlerësuan punën pozitive që po realizon Komuna në zhvillimin e jetës kulturore, sociale dhe argëtuese në Dibër.


Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka

Ndërsa z. Jegeni dhe z. Mashkulli, vlerësuan bashkëpunimin e frytëshëm mes Komunës dhe Shoqatës "Bashkësia Dibrane", në ruajtjen e traditës dhe mbajtjen gjallë të amanetit të të parëve, ku u vecuan aktivitetet për "Rrugën e Arbërit" dhe mbrojtja për mosdevijimin e ujrave të Radikës, një rast i cili u vlerësua  edhe  ndërkombëtarisht.  Gjithashtu u vlerësua se "Rruga e Arbërit", do të jetë garand për afrimin më të shpejt mes dibranëve dhe Tiranës.





z.Mexhit Capa, z. Tofik Jegeni, z. Hekuran Duka dhe z. Bujar Kapexhiu





No comments:

Post a Comment