Monday, April 22, 2019

DIBRA E MADHE ZGJEDH DREJTUESIN E KOMUNES

                                     Te dashur miq dhe dashamires !
Ju perciellim lajmin se dje, pas zgjedhjeve te pjeseshme vendore te mbajtura  ne Republiken e Maqedonise se Veriut, ku konkuronin pas ndarjes nga jeta te parakoheshme te te ndjerit Ruzhdi Lata, per drejtimin e Komunes se Dibres se Madhe,  Dr. Hekuran Duka nga radhet e partise "Bashkimi Demokratik per Integrim" dhe Dr. Arben Agolli nga radhet e partise "Aleanca per Shqiptaret",  zgjedhje  te cilat u fituan nga kandidati  Dr. Hekuran Duka.
Shoqata "Bashkesia Dibrane", si dhe "Keshilli i te Urteve", urojne kete zgjedhje te qytetareve dibran, duke i uruar sukses, fat dhe mbaresi Dr. Hekuran Dukes, duke i dhene me shume mundesi Dibres e dibraneve per nje jetese me te mire, realizimin e premtimeve dhe ngritjen e besimit dhe qytetarise tek dibranet per te ardhmen.
Me poshte po japim dhe jeteshkrimin e Kryetarit te ri te Komunes, Dr. Hekuran Duka.

               
                                  

                                 Dr. Hekuran Duka, Kryetari i ri i Dibres se Madhe


Dr. Hekuran Duka ka lindur me 21.02.1963 ne qytetin e Dibrës, R. Maqedonisë. Eshtë djali i Eqerem dhe Zemrije Mjeshtri –Duka, prindër që me pasjon, përkushtim dhe sakrificë i dhuruan gjithcka arsimit të brezave të rinj dhe fëmijeve të tyre.  Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 1983/84 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti i Prishtinës. Prej vitin 1989 deri në vitin 1990 i nderpret sudimet në këtë Universitet për shkak të mbylljes të të njejtit si pasojë e situatës sociale dhe politike të kohës në Republiken e Kosovës. Studimet i vazhdon në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku në vitin 1992, me sukses i kryen studimet dhe mer titullin “Doktor i mjekësisë”.   Në vitin 1994 punësohet në qendrën medicinale në Dibër, ku deri në vitin 2001, punon si mjek i përgjithshëm në të gjithë fshatrat e Komunës së Dibrës dhe në vetë qytetin e Dibrës. Ne vitin 2001, vazhdon studimet e specijalizimit nga lënda e Kirurgjisë dega e Urologjisë në Fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Ne vitin 2005 specijalizon dhe mer titullin ”  Kirurg Specijalst – Urolog”.
Familja e Dr. Hekuranit përbëhet nga bashkëshortja Vjollca, infermiere –opstretike. Fëmijet, Mirela profesore e gjuhës angleze, Eqeremi, jurist dhe Fatlumi student në fakultetin juridik.
Dr. Hekuran Duka është certifikuar nga shumë forume mjekësore dhe seminare me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga Shoqata e mjekëve shqiptar ne R. Maqedonise i është dhënë mirënjohje për kontribut te vecantë në mbrojtjen shëndetsore të popullatës në regjionin e komunës së Dibrës dhe më gjërë.
Në Dhjetor te vitit 2017 në zgjedhjet lokale për Kryetar komune dhe këshill komunal përzgjidhet si këshilltar në këshilin komunal të qytetit te Dibrës. 
Me mbajtjen e zgjedhjeve date, 22.04.2019 eshte shpallur nga KSHZ i Republikes se Maqedonise se Veriut si Kryetar i Komunes


No comments:

Post a Comment