Friday, January 11, 2019

KOMPOZITORI AGIM KRAJKA NDEROHET ME DEKORATEN "NDER I KOMBIT"

Ju përcjellim lajmin se Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shk. Tij, z. Ilir META, ka vlerësuar me dekoratën "Nder i Kombit", kompozitorin, muzikologun dhe instrumentistin e shquar, pjesë e komunitetit dibranë në Tiranë, Mjeshtrin e Madh z. Agim Krajka. 
Dekorata  ju dedikua z. Krajka, për të gjithë veprimtarinë e tij disa vjeçare në aktivitetin e organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me titullin: "Të gjithë e duan Agim Krajkën"

  Pamje nga dekorimi i Agim Krajkës me titullin "Nder i Kombit"

Ky dekorim i jepet Mjeshtrit Krajka nga Presidenti i Republikës, me motivacionin:
"Për kontributin e shquar në fushën e kompozimit, ekzekutimit dhe  përpunimit të muzikës së lehtë dhe  popullore Shqiptare, si dhe për transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj."

                                       
                                  Kompozitori Agim  Krajka duke u dekoruar



Dekreti i Presidentit për Agim Krajkën

Shoqata "Bashkësia Dibrane", Kryesia e saj dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së, i urojnë mjeshtrit Krajka, familjes së tij dhe dashamirësve, urime për dekorimin dhe shumë suksese, mbarësi dhe  shëndet.

KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE 
               "BASHKESIA DIBRANE"

No comments:

Post a Comment