Tuesday, February 27, 2018

10 VJET NGA PAVARESIA E KOSOVES

Shoqata "Bashkësia Dibrane" ditën e premte, datë 23 shkurt 2018  zhvilloj një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u prit me nota vllazërore nga Sh.Tij,  I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Sylë Ukshini dhe stafi i tij.


 Gjatë këtij takimi nga Shoqata "Bashkësia Dibrane" ishin Kryetari i saj, Prof. B.Kapexhiu, Sekretar i Përgj. Dr. S. Shatku, anëtari i "Këshillit i të Urtëve"  në SHBD-së, Dr. Orhan Sakiqi si dhe përfaqsuesi  nga Komuniteti dibranë në Tiranë z.Qeram Erebara Kazazi.


Ky takim le të shërbej për të vendosur mesazhet e bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Shoqatës tonë, theksoi z.Kapexhiu. Ndërsa I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Ukshini, me emocion i shprehu konsideratat më të larta për vizitën  që përfaqësuesit e komunitetit dibran në Tiranë i bëjnë Ambasadës së Republikës së Kosovës  me rastin e jubileut të 10-Vjetorit të shpalljet së Kosovës,  shtet i pavarur dhe sovran.


Ndërsa z.Orhan Sakiqi, shprehu me nota optimiste frymën e vlerave që përshkrojnë komunitetet tona tradicionale pasi ato udhëhiqen nga fryma e të parëve dhe ndenja kombëtare.

Në fotografi: z.Q.Erebara z.S.Ukshini, z.O. Sakiqi dhe z. B. Kapexhiu


Me rastin e 10-Vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Kosovës, përfaqsuesi i Komunitetit dibranë në Tiranë, qëndistari i shquar tradicional, Qeram Erebara Kazazi, kishte qepur flamurin Kombëtar Shqiptar me shkrimin "10-Vjet Pavarsi" kushtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj dhe një xhubletë për znj.Haradinaj. Si dhe një flamur kombëtar për z.Sylë Ukshini dhe për zonjën e tij. Qëndistar i shquar, Qeram Erebara shprehu se këto i kam kushtuar për 10-Vjetorit e Pavarësisë së Kosovën,  sikurse i kushtova dhe flamurin e parë me fije ari në vitin 1998 dhe ja dorëzova përfaqsuesit të UÇK-së z.Naser Aziri.  Kam shumë dëshirë që në moshën 85-vjeçare ta vizitoj Kosovën dhe ta puth atë flamur, tha z. Qeram Erebara. Ndërsa I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Ukshini, falenderoj qëndistrin për dhuratat dhe shprehu angazhimin për informimin e menjëhershëm të kryeministrit të Republikës z.Ramush Haradinaj për këtë takim.

           Në fotografi: z.S.Ukshini, z.Q.Erebara, z.B.Kapexhiu, z.O. Sakiqi dhe z. S. Shatku

No comments:

Post a Comment