Ditën e martë, datë 14.07.2015 në orën 20.00, në Restorant "Shoqëria" Shoqata "Bashkësia
Dibrane" Tiranë organizoi darkën,
iftarin tradicional me rastin e Ramazanit, traditë për Shoqatën
Bashkësia Dibrane ndër vite si dhe për komunitetin e gjerë dibranë në Tiranë.
Krahas të pranishëve si qytetar dibranë nga Dibra e Madhe, ato me banim në
Tiranë, Tiranas, intelektual etj., merrnin pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë
së SHBD-së, si dhe anëtarët e pleqësisë (senatit) në SHBD, të drejtuar nga Ing. Tofik Jegeni;
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre miqtë dhe dashmirësit e dibranëve të Tiranës, duke
filluar nga Kryetari i Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata, Mjeku, Dr. Halim Kosova, Deputeti i PD-së për Tiranën, Prof. dr. Kastriot Islami, Kryetari i këshilltarëve vendor në Bashkinë e Tiranës z. Niazi Kosovrasti, Myftiu i Dibrës së Madhe, gazetarë, artist e shumë dashamirës e miq të tjerë.
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i SHBD-së, Prof. Bujar Kapexhiu (Mjeshtër i Madh) i cili në fjalën e hapjes evidentoi rolin dhe simbolikën që përcon Ramazani, këtë traditë të vyer të qytetarisë dibrane në Tiranë. Ai në fjalën e tij, kthehu në kujtesën e të pranishëve se dhe dibranët të cilët emigruan duke lënë vendin e origjinës së tyre, Dibrën, në shtatorin e vitit 1913, si pasojë dëbimit serbo-sllav, kishin qënë agjërueshëm.
Në fotog: prof. K. Islami, Rr. Lata, N. Kosovrasti, B. Kapexhiu
Kryetari SHBD-së, B. Kapexhiu, theksoi aktivitetet e shumta të realizuara nga Shoqata “Bashkësia Dibrane”, muajin e kaluar, si dhe larmin e aktiviteteve që do të realizohen në sezonin e shtatorin 2015 e ne vazhdim. Në përfundim, duke falenderuar të pranishmit, B. Kapexhiu, falenderoj dhe Shoqatën Kulturore “Ardhmëria” si dhe drejtuesit e saj, për mbështetjen financiare në realizimin e këtij iftari.
Pamje nga aktiviteti i SHBD-së, Tiranë
Më pas sipas traditës, fjala e rastit ju dha, Kryetarit të Bashkisë Dibër e Madhe, Ruzhdi Lata, i cili i bëri jehonë vlerave të komunitetit dibranë në Tiranë, si fakor i qenësishëm për mbajten e lidhjeve më të gjalla mes njëri-tjetrit. Ai kujtoi këtu vizitën e 100-familjeve dibrane të Tiranës në Dibër të Madhe, me 22 shtator 2013, me rastin e 100 vjetorit te enigracionit dibranë, ku ato vizituan të afërmit të tyre dhe vendin e origjinës, Dibrën e Madhe. Ne ju presim dhe jumirëpresim gjithnjë tek vendi i të parëve, tek vendi juaj origjinës.
Intelektuat dhe gazetarë të ftuar
Më pas ai theksoi në fjalën e tij, se dibranët e Dibrës së Madhe, e kanë parë Tiranën si një qytet që ofron mikëpritje, ngrohtësi, orientim dhe shumë qytetari. Dibranët e Tiranës dhe ato të Dibrës së Madhe, ndihen të mbështetur dhe me fat nga qyetarët e Tiranës-theksoi z. Lata. Më pas kryetari R. Lata, foli mbi investimet e qenësishme dhe te sukseshme që komuna, po ndërmerr në infrastructure, kanalizime, rrugë, pika-turistike, në trashëgiminë kulturore, shëndetësi në arsim, etj. Ku ndërhohë në 1 shtator pritet të inagurohet dhe shkolla e mesme e re në Dibër të Madhe.
Më pas të pranishmit, duartrokitën pas fjalës së Kryetarit R. Lata;
Përfaqësues dibranë në Iftarin e SHBD-së
Prof. B. Kapexhiu (Mjeshtër i Madh) dhe Kryetari Dibrës R. Lata
Iftari, darka tradicionale, ishte aktiviteti i fundit realizuar
nga kryesia e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” Tiranë.
Veprimtaritë e tjera të SHBD-së do të mundësohen të mbahen duke
filluar nga muaji shtator 2015;
No comments:
Post a Comment