MBAHET MBLEDHJA E I E KRYESISE SE BASHKESISE DIBRANE NE TIRANE
Diten e enjte, datë 04.06.2015, në ambjentet e Bashkësisë Dibrane në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë, dalë nga zgjedhjet e Këshillit të Përgjithshëm, të datës, 02.05.2015;
Në këtë mbledhje të parë, mernin pjesë: Prof. dr. B. Kapexhiu (Mjeshtër i Madh); Dr. S. Shatku; Znj. M. Erebara; z. F. Gjymishka; z. R. Hysa; Dr. E. Cami; prof. T. Jegeni; Ing. A. Daci; etj.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i SHBD-së, prof. Bujar Kapexhiu, i cili bëri një ekspoze te aktiviteteve të SHBD-së, frymën e harmonisë dhe të mirëkuptimit mes njëri-tjetrit; Ndër të tjera ai ftoi anëtarët e kryesisë si dhe mbarë komunitetin dibranë në Tiranë, të bëjnë propozime konkrete për aktivitet e SHBD-së në vazhdimësi. U fol për realizimin e një veprimtaria artistike dhe kulturore në mesin e muajit Qershor të këtij viti. Ndëra Ing. T. Jegeni dhe Ing. A. Daci folën për më shumë përfshirje të firgurave intelektuale, akademike të cilët e meritojnë të kujtohen, promovohen, e respektrohen nga "Bashkësia Dibrane" në Tiranë.
Më tej z. F. Gjymishka bëri disa prozozimi të frytëshme për të kujtuar në një sesion shkencor, disa figura historike që duhet të evidentohen; Kurse znj. M. Erebara, foli për më shumë bashkëpunim kulturor dhe social mes Shoqatës "Tirana" dhe "Bashkësisë Dibranë";
U la si zbatim mbajtja e eventi madhështor me pjesëmarrjen e gjerë të Komunitetit dibranë në Tiranë;
No comments:
Post a Comment