Thursday, May 7, 2015

Aktivitet me rastin e 115 vjetorit te Bashkesise Dibrane

Aktivitet me rastin e 115 vjetorit te Bashkesise Dibrane

Ju informojme mbi aktivitetin e realizuar nga "Bashkesia Dibrane" ne Tirane, diten 
e shtune date, 02.05.2015 ne Akademine e Shkencave ne Tirane.
Ne kete aktivitet krahes anetareve te Kryesise se SHBD, anetareve te 
Keshillit te Pergjithshem te SHBD, ishin te pranishem, studiues, intelektual,
qytetar, perfaqesues te artit dhe te kultures, si dhe kandaidati per 
drejtimin e Bashkise se Tiranes, Dr. Halim Kosova, i cili theksoi ne kete 
aktivitet se ndihej krenar per ftesen dhe se:..." jam dhe une nje anetar i Bashkesise Dibrane 
me shpirt  dhe zemer."

U vleresuan nga Bashkesia Dibrane me Çertfikata Mirenjohjeje disa figura te artit, kultures, shkences, mjeksise, ndertimit, sportit dhe besimit me perjardhja nga Dibra e madhe. Nder keto figura permendim: Skenaristi dhe Rregjizori, Gezim Erebara; Kompozitori: Agim Krajka; Dijetari dhe eruditi, Hoxhe Said Najdeni(Hoxhe Vokrri); Doktori Azmi Dibra; Aktori i njohur i skenes, Fadil Kujofsa; Shkencetari dhe matematicieni, Prof. dr: Ylli Vejsiu; Balerina e pare e operas, Mukades Erebara; Patrioti Ibrahim Jegeni (Dibra); Prof. dr: Hiqmet Gonxhe; Mesuesi i populli, Moisi Tershana; Inxh. Irfan Findo; Specialisti i sportit dhe basketbollit, Astrit Greva; Prof. te shkencave Juridike, Zejnullah Ballanca;

Ne kete aktivitet u be nje rezyme e veprimtarise se SHBD-se, pergjate periudhes
2010-2015 nga Sekretari i Pergjithshem, z. S. Shatku; Me pas foli mbi risiti dhe te rejat me te fundit
mbi Rrugen e shumepritur te Arberit, z. T. Jegeni.  Ky material ishte pergatitur nga projektuesi i kesaj Rruge, Dr. F. Kaba; Ndersa me temen per "Mbrojtjen e Radikes, sfidat dhe identitetin e saj", hodhi drite me fakte dhe argumenta historik, shkencor, te Marreveshje nderkufitare te viteve 1947;1958;1962; studiuesi Inxh.Tefik Jegeni; Ndersa per te pranishmit, shfaqi interes referimi i shkrimtarit dhe publicistit  z. Shpetim Kodra, i cili foli per figurat kombetare me prejardhje dibrane qe permenden ne periudhen moderne ne historine dhe letersine shqiptare e ate europiane.

Me pas  referuar statutit te SHBD (neni 4), dhe funksionit te Kryetarit te Shoqates, u votua me konsesus nga anetaret e Keshillit te Pergjithshem, perzgjedhja e Kryetarit me votim te hapur. Ndersa si kandidatur per te drejtuar Shoqaten u miratua me konsesus te plote, ajo e anetarit te Kryesise se SHBD-se, Prof. dr: Bujar Kapexhiu; Pas zgjedhjeve z. B. Kapexhiu foli shkurtimisht se se bashku dhe me ndihmen tuaj, do te bejme  aktivitete ku do te  kenaqemi te gjithe; Me pas te pranishmit kaluan disa caste ne koktej;
 per me teper klikoni mbi linkun: https://www.youtube.com/watch?v=ETmHbR-NY2Q

Dokumentari mbi Historikun e Bashkimit Dibran
https://www.youtube.com/watch?v=RJHWvbdni70

No comments:

Post a Comment