MBLEDHJE KRYESIE “BASHKESIA DIBRANE”
19.12.2014 -TIRANE-
19.12.2014 -TIRANE-
Pamje nga mbledhja e Kryesise se SHBD-se;
Diten e premte, date:19.12.2014, ne oren 17:00 ne
ambjentet e shoqates “Bashkesia Dibrane” u mbajt mbledhja e radhes
se Kryesise se "Bashkesise Dibrane" me nje program te gjere mbi aktivitetet e
shoqates per periudhen 2013-2014; dhe pergatitja per peiudhen e vitit
2015-2016; problematikat dhe zhvillimet e reja mbi Rrugen e Arberit; Radika
etj. Fjalen e hapjes se mbledhjes e mbajti Kryetaria ne detyre e “Bashkesise
Dibrane” Znj. Mira Pirdeni. Ne fjalen e saj ajo theksoi fenomenin e gjallerimit
te komunitetit dibrane ne Tirane, permes
aktviviteteve te shumellojshme; kuturore; botuese; risive mbi nderthurjen e moshave; sfidat mbi Rrugen e Arberit
dhe problemet e Radikes etj. Gjithashtu nga znj. Pirdeni, u fol per shpalosjen ne shoqaten tone te elementeve si,
fjala e lire; jo perdorimi i dhunes psikike apo censura e fjales dhe lirise se mendimit, apo mbylljes, ku kjo shoqate numeron ne rradhet e saj gjashte drejtues/kryetar nder 22 vitet e punes se saj, ne ndryshim nga shoqatat e tjera komunitare. Me
pas fjalen e mori perfaqesuesi i komunitetit dibrane, aktvisti i njohur per "Rrugen e Arberit" dhe "Radiken" prof. Tefik Jegeni. Ai theksoi punen qe grupi
studimor nen drejtimin e ideatorit dhe projektuesit te “Rruges se Arberit” z.
F. Kaba, i cili ka bere dhe fisibilitetin e kesaj rruge, ka ecuri pozitive
te ndetimit te saj. Pune e cila eshte kryer me seriozitet dhe angazhim te plote
te studios “Infratransprojekt” Tirane; Me pas foli Intelektuali dhe ish-sekretari i
pergjithshem i “Bashkesise Dibrane” Ing. Astrit Daci i cili foli per rolin,
kontributin e diaspores dibrane ne SHBA; Europe dhe Skandinavi; Ai evidentoi ne
fjalen e tij, kontributin e devotshem dhe te pazevendesueshem e te pashoqe te njerezve si,
bisnesmeni shqiptaro-amerikan, z. Ylber Pilku dhe te familjes se tij, i cili ka s'ponsorizuar nje sere iniciativash patriotike ku me e fundi ishte vizita e dibraneve te Tiranes ku vizituan vendin e
tyre te origjines Diben e Madhe, te afermit e tyre jashte kufirit ame, ne shtatorin e vitit te shkuar me rastin e 100-vjetorit te shpernguljes/emigracionit dibrane ne Tirane. Me pas ne kete
mbledhje u analizua programi dhe protokolli i aktiviteteve te mbajtura nga "Bashkesia Dibrane" per periudhen 2013-2014 dhe sfidat e reja te vitit 2015; Nje problem shqehtesues u ngrit ne kete mbledhje dhe nga
perfaqesesi i lagjes se dibaneve sot,
ish-mehalla e dibraneve, z. Xh. Sengla, i cili u ankua se ....sot nuk ka nje pllakate, piedestal, apo embleme.. apo nje emer rruge per hire
te kontributit te dhene nga komuniteti dibrane ne Tirane qe me ardhjen e tyre
ne shator te 1913 ne lagjen e dibraneve. Kerkoj qe shoqata dhe komuniteti te bej nje levizje-theksoi z. Xh. Sengla i indinjuar nga kjo mungese; Ne kete mbledhje i pranishem ishte dhe projektuesi i “Rruges
se Arberit”, Ing. Dr: Faruk Kaba, i cili
u shpreh me nota pozitive dhe optimiste se marreveshja e pales shqiptare me
qeverine Kineze, firmosur para disa ditesh do te kete impakt te
menjehershem me ndertimin e Rruges se shumepritur te Arberit, rruge e cila do i mundesoje Shqiptareve dhe
vete komunitetit dibrane ne Tirane, Dibres se madhe, Maqdonise dhe pjeses se Europes
Juglindore, qe te afrohet shume me afer me vendin tone. Gjithashtu ne kete takim ishin te pranishem znj. Mukades Erebara; z. B. Kapexhiu; z. A. Ndreu; etj.
Znj. M. Pirdeni kryetare ne detyre e SHBD-se duke diskutuar
Pamje nga mbledhja e SHBD-se
Ing. dr: Faruk Kaba, duke diskutuar per "Rrugen e Arberit" me kryesine e SHBD-se;
Publikimi: Bashkesia Dibrane, Tirane me, 19.12.2014
No comments:
Post a Comment