Sunday, November 10, 2013

MBREMJE GALA ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE

    MBREMJE GALA ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE
      ( Me rastin e 100 vjetorit te eksodit masiv dibrane ne Tirane)

Ne kuader te 100 vjetorit te komunitetit dibrane ne Tirane (20 shtator 1913-20 shtator2013), Kryesia e Shoqates "Bashkesia Dibrane" ne bashkepunim me Komunitetin dibrane ne Tirane, Shoqaten "Tirana", diten e djele, date 22 shtator ora 19:00 organizuan  Mbremje Gala ne Bar-Restorant "BERLUSKON".
Te pranishem ne kete verpimtari ishin: Intelektual, artist, kengetar, qytetar Dibrane dhe Tiranas, dashamires te artit, kultures dhe traditave Dibrane dhe Tiranase. Morri pjese nder te tjera: Kryetari i Bashkise Tirane dhe njeheresh,  Kryetar i Partise Demokratike i Republikes se Shqiperise, Lulzim Basha, Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Niazi Kosovrasti,  Kryetari i Komunes Diber e Madhe-Maqedoni, Rruzhdi Lata, Kryetari i Minibashkise Nr. 8 ne Tirane dhe njeheresh, Kryetar i Shoqates "Tirana" Arben Tafaj  si dhe kengetari dibrane me banim ne Amerike, Haxhi Maqellara.

                             Ne fotografi: dhenja e Titullit "Mirenjohje e Tiranes" 
                                                       H. Maqellares nga z. Lulzim Basha

Pas fjales se hapjes se mbremjes artistike nga moderatori: Bujar Kapexhiu, anetar i Kryesise se Shoqates "Bashkesia Dibrane" ne Tirane, i cili i uroj te pranisheve mireseradhjen e tyre ne promovimin dhe te Bar-Restorant-Piceri  "BERLUSKON", me investitor dhe pronar: Shpetim XHILAGA, falenderoj Bashkine e Tiranes, Kryetarin e saj, Z. Lulzim BASHA,  i cili i propozoi Keshillit Bashkiak te Tirane, dhenjen e Titullit "Mirenjohje e Tiranes" per bilbilin e kenges dibrane: Haxhi MAQELLARA. Pas ketyre fjaleve moderatori ftoj ne foltore, Kryetarin Basha, K.K.Bashkiak te Tiranes z. Kosovrasti, Kryetarin e Dibres se Madhe, z. Lata, per tja dhuruar bashkarisht kete titull z.Maqellara.
Ne fjalen e tij, z. Basha, e vuri theksin tek traditat e shelqyera dhe bashkejetesen brilante mes tiranasve, dibraneve dhe komunitetit çam qe jetoj dhe punon ne Tirane. Ai thesoi faktin se ashtu siç mbisundon ne vendin tone harmonia fetare, e tille eshte dhe bashkejetesa mes komuniteteve ne Tirane. Ai shprehu deshiren dhe kenaqesin e veçante per te qene i pranishem ne kete mbremje plot gezim dhe harmoni. Ndersa ne fjalen e tij, z. Lata vuri ne dukje veshtiresit, mallin dhe sfilitjet e Dibraneve te tiranes per te pare votrat e tyre, vuajtje te cilat filluan ne vjeshten e 1913, e nuk perfunduan dhe gjate periudhes se monizmit tek Shqiptaret. Keto vuatje do te perfundonin, theksoi z. Lata, me ardhjen e demokracise dhe lirise se individit tek populli shqiptar ne vitin 1992, ku do te perfitonin dhe dibranet e Tiranes.
Ne foto: B.Kapexhiu, A. Tafaj, H.Maqellara, L. Basha,  
Sh. Xhilaga, Rr. Lata dhe N. Kosovrasti

Me pas per nder te te ftuarve mbemja kalon me kenge, humor, parodi dhe grimca gazmore  me te ftuar si: Haxhi Maqellara, Behar Mera, Skender Sallaku, Veli Rada, Jorgo Papingji, Agim Doçi, Bujar Kapexhiu etj.


                                   Ne foto: N. Kosovrasti duke folur per H. Maqellaren

Nga bilbili i kenges dibrane, H. Maqellara, u kenduan disa kenge si: "Faleminderit moj Tirane", "Jam krenar qe jam Dibrane", etj. Gjithashtu per 100 vjetorin e eksodit masiv dibrane, ku enkas live dhe per here te pare per publikun kenga me te re e H. Maqellares "Defton gjyshja dibrane". Poezia dhe teksti i kenges  u pergatit nga poeti: Remzi Zeqja, muzika: Saimir Cili. Kenga i kushtohet te gjithe atyre gjysheve, qe dhane jeten gjate eksodit dibrane te 1913, te ciliet u larguan por duke mos e harruar kurre vendin e te pareve, vuajtjet dhe lotet ne sy, e te cilet nguliten ne zemrat e pasardhesve te tyre, nipave dhe mbesave dashurine per Dibren.

                      Ne foto: H. Maqellara duke kenduar "Defton gjyshja dibrane"

Ne kete mbremje e cila zgjati deri ne oret e vona te se djeles, morren pjese dhe nje perfaqesi e dibraneve te
Amerikes perfaqsuar nga Kryetari i Shoqates "Dibrane ne SHBA"-Musa Paçuku dhe biznesmeni Ylber Pilku etj. te cilet falenderuan Komunitetin Dibrane ne Tirane, per ftesen ne kete mbremje artistike.


Përgatiti: S. Shatku

No comments:

Post a Comment