Tuesday, November 27, 2012

Promovim Libri "100 VJET PAVARESI, 100 FIGURA DIBRANESH"

                                Me autor, studiuesin Prof. Dr. Arian Kadiu

                           Pamje nga promovimi i librit me autor Prof. dr. Arian Kadiu

Diten e shtune date 24 nentor 2012 ne sallen “Aleks Buda” te Akademise se Shkencave ne Tirane, komuniteti dibrane ne Tirane me mbeshtetjen e grupimit "Miqte e Autorit" ishte protagonist i nje aktiviteti sa festiv ashtu dhe promovues per nder te librit monografik te realizuar nga studuesi dhe shkrimtari Prof. Dr. Arian Kadiu. Te pranishem ne kete veprimtari ishin drejtues te qeverisjes qendrore dhe vendore, keshilltar te kryeministrit te Shqiperise, deputet te Kuvendit te Shqiperise, artistat dibrane, studiues etj.
Pas fjales se hapjes nga moderator poeti Agim Doçi i cili me nota humori “falenderoj sebeçiun Z. Arian Kadiu qe na mblodhi ne kete aktivitet promovues me kete 100 vjetor ne si Shqiptar ndihemi me te bashkuar, me te gezuar dhe aq me teper kur jemi ftuar nga nje studiues si Prof. Ariani.”-theksoi ne fjalen e tij, Z. Doçi.


Me pas Z. Agim Doçi ftoj zoterinjte, Arian Kadiu, Kryetarin e Keshillit Bashkiak te Tiranes, Z. Niazi Kosovrasti, Aktoren e Popullit, Znj. Adivije Sharofi (Alibali), Prof. Lutfi Hanku, Mesuesin e Popullit, Z. Ismet Bellova, si dhe Drejtorin Ekzekutiv te AIITC-se, Dr. Ramiz Zekaj, per te zene vendet si te ftuar nderi te autorit ne podiumin e Akademise se Shkencave. Te ftuar te tjere ishin, Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit Znj. Yllka Causholli, N/Kryetari i ketij Komitetit, Inxh. Tofik Jegeni,  Drejtore Ekzekutive e Shoqates ASAG dhe N/Kryetare e Shoqates “Bashkesia Dibrane”  Znj. Mira Pirdeni, Z. Avni Ndreu, koroograf dhe N/Kryetar i Shoqates “Bashkesia Dibrane”, Z. Rolad Hysa, anetar i Kryesise se SHBD. 

       Ne fotog: Prof. Kadri Kerçini, Prof. Bujar Kapexhiu, Z. Agim Krajka dhe Z. Astrit Greva

Mernin pjese gjithashtu njerez te medias dhe te publikut si: Z. Bujar Kapexhiu, Kompozitori i mirenjohur, Z. Agim Krajka, Znj. Hilmie Mara (Kosovrasti), Znj. Natasha Shehu, si dhe trajneri i njour i basketbollit Z. Astrit Greva. Nderuan aktivitetin me pjesemarrjen e tyre Prefekti i Qarkut Diber Z. Genc Sharku si dhe N/Kryetari i Bashkise Peshkopi, Z. Xhelal Spahiu.
Si referuas i pare mbi librin “100 vjet Pavaresi, 100 figura Dibranesh”  ishte Prof. Lufti Hanku, i cili vleresoj kontributin dhe sendertimin e ketij libri per keta personalitete qe i kane dhene kombit ne kete 100-Vite. Gjithashtu ne fjalen e tij, Z. Hanku i beri nje analize te hollesishme librit dhe autorit si dhe evidentoj ne fjalet e tij disa nga figurat me te rendesishme ne kete 100-Vjetor. Ndersa me pas fjalen e morri Keshilltari i Kryeministrit te Republikes se Shqiperise si dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes,  Z.Niazi Kosovrasti, i cili ne fjalet e tij falenderoj kontributin disavjecar te Z. Kadiu, per ti dhene te gjithe komunitetit dibrane por dhe studiesve dhe hulumtuesve te rinje nje liber me vlere. Nder te tjera Z. Kosovrasti ne emer te Kryetarit te Bashkise Tirane, Z. Lulzim Basha, i cili ne pamundesi per te qene present ne kete veprimtari, falenderoj te pranishmit dhe kontributin e vyer dhe serioz te Prof. Kadiut ne kete 100-Vjetor te Pavaresise. 

                      
 Ne fotog: Dr. Ramiz Zekaj, Z. Niazi Kosovrasti, Znj. Hilmie(Mara)Kosovrasti, Prof. Arian Kadiu

Me pas nga salla dhe te pranishmeve pati duartrokitje nga fjalet e ngrohta dhe te sinqerta te Z. Kosovrasti ne adrese te autorit. Me pas fjalen e mori Znj. Adivije Sharofi e cila mbahet mend nga publiku dhe artedashesit Shqiptar per filmin me karakter kombetar dhe patriotik, “Skenderbeu”, ku Znj. Sharofi do te luante rolin e Mamices, motres se Skenderbeut. Ajo ne fjalet e saj e vleresoj shume faktin se Prof. Kadiu nder keto figura kishte perfshire ne kete liber emrin dhe jeteshkrimin e saj. Jam teper e emocionuar theksoi Znj. Sharofi edhe per nje fakt se Dibra e Madhe tashme mund te nderohet me keto figura qe i kane dhene shume ketij vendi,  por dhe me faktin se ne tashme jemi te lire per ta vizituar ate, kur dikur kufiri ishte nje perdja ndarese mes nesh, midis dibraneve te Tiranes  dhe Dibres se Madhe. Pas ketyre fjaleve te pranishmit duartrokiten fjalet e aktores se mirenjohur Adivije Sharofi. Me pas diskutan mbi librin Dr. Ramiz Zekaj, ku evidentoi rolin dhe kontributin e teologeve dibrane ne perhapjen e frymes kombetare ne prag te 100-vjetorit te pavaresise dhe ku Prof. Arian Kadiu i ka dhene nje rendesi paresore ne kete trajtimi monografik. Me pas foli miku dhe bashkepuntori i ngushte shkencor i Z. Arian Kadiu, Mesusi i Popullit Z. Ismet Bellova, i cili vleresoj punen shkencore te pergatitur enkas per kete jubile te paversise kombetare. 

                 Pamje nga promovimin i librit "100 Vjet pavaresi, 100 Figura dibranesh"

Nje fjale pershendetese per kete aktivitet erdhi nga Mjeshtri i Madh Prof. Bujar Kapexhiu dhe ne cilesine e anetarit te Kryesise se Shoqates “Bashkesia Dibrane”, i cili tha se tani pasi foli dhe foli poeti Agim Doçi ju ftoj te degjojme autorin Z. Arian Kadiu. Pas ketyre fjaleve miqesore dhe plot humor, salla duartokiti me ovacion ne gaz. Ne fjalen e tij Prof. Kadiu pershendeti dashamiresine dhe ngrohtesine e te gjithe pjesemarreve si dhe shfaqi deshiren e dibraneve se ne te ardhen do te pergatitet dhe numri 2 i ketij botimi, ku do te jene ne vazhdimesi figura te njohura dibrane nga shkenca dhe me kontribute ne ndryshme. Sipas popullit surpriza per ne fund: Me propozimin e Kryetarit te Bashkise Peshkopi, Z. Ilir Krosi, Keshilli Bashkiak me vendim unanim te keshilltareve dibrane i dha ne kete aktivitet Prof. Dr. Arian Kadiut, titullin: Nder i Qytetit te Peshkopise, me motivacionin: Per kontribut te çmuar dhe evidentues ne fushen e studimeve si dhe te ngrijes larte te figurave kombetare me prejardhje dibrane”, 
Peshkopi me, 22.11.2012
Pas ketij tutulli te pranishmit duartrokiten dhe aprovuan me dashamiresi kete vleresim per Z. Arian Kadiu.
Ne fund te aktivitetit per te ftuarit ju dhurua me dedikim nga nje kopje e librit “100 Vjet pavaresi, 100 figura Dibranesh”  si dhe pati nje koktej per te pranishmit.

Aktiviteti u realizua me mbeshtetjen e grupimin "Miqte e Autorit"
Akademia e Shkencave, Tirane me, 24.11.2012

Monday, November 26, 2012

Festivali i Filmit Shqiptar


FESTIVALI I FILMIT SHQIPTAR NE DIBER TE MADHE



Diten e premte  date 8 nentor 2012 ne oren 18:00 u hap edicioni i Pare i Festivalit te Filmit Shqiptar ne qytetin e Dibres  se Madhe. Ne kete festival u shfaq naten e pare filmi i mirenjour Shqiptar “Nentori i Dyte” i restauruar, me regji te regjizorit Vikor Gjika, si me pas u trasmetua nje perbledhje (insert) ne formen e nje “Akademie Perkujtimore” per nder te aktoreve qe i mungojne skenes shqiptare si: Sulejman Pitarka, Sander Prosi, Kadri Rroshi, Violeta Manushi, Ndre Shkjezi, Ndrek Luca, Serafin Fanko, Beb Shiroka etj. Pjesemarres ne kete aktivitet artistik ishin drejtues te qeversijes vendore, qytetar, te rinje dhe nxenes. Ky aktivitet u realizua me mbeshtjetjen e Kryetarit te Komunes Diber e Madhe-Maqedoni Z. Argetim Fida. Kordinatore e ketij aktiviteti ishte Znj. Yllka Cusholli, me cilesine e Kryetares se Komitetit per lobim per Rrugen e Arberit. E vecanta e ketij festivali ishte pjesemarrja  nga Tirana enkas per kete festival i artisteve si: Aktorja e mirenjohur e skenes Shqiptare Znj. Tinka Kurti (Nder i Kombit), Aktori Prof. Birçe Hasko (Artist i Popullit) si dhe poeti Agim Doçi. Pas fjales se mbajtur nga Kryetari i Komunes Dibrer, Z. Fida, mbi rendesine qe shfaq per kete 100-vjetor te pavaresise filmi shqiptar, ai vleresoj perfundimim me sukses te Festivalit te Teatrit Shqiptar qe u mbajte muajin e kaluar ne Diber. Nder te tjera Kryetari Fida, e vuri theksin tek pergatitjen qe administrate e Komunes po realizon qe kete 100 vjetor te Pavaresise,  ku te festohet sa me gezueshem dhe ne harmoi me te gjithe. Gjithashtu Z. Fida, theksoi se nga data 8 nendor deri ne 28 nendor do te kete aktivitete panderprerej me rastin e pavaresise.
Pamje nga  ceremonia e hapjes se Festivalit te Filmit

Kurse Znj. Yllka Causholli do te vleresonte kete aktivitet si nje obligim paresor per Dibren e Madhe, vendin e te pareve tane qe me pas u zhvendosen ne Tirane duke mos e haruar vendin e tyre te origjines. Jam e emocionuar nga pritja e vecante dhe dashamirese e Dibraneve te cilet e duan dhe e vleresojne artin-theksio Znj. Çausholli. Ndersa poeti Agim Doci duke perdorur ne fjalen e tij pershendetese perpara spektatoreve dhe publikut dibrane notat e humorit, tha  nder te tjera se: “e quaj privilegj dhe nder qe jam dhender dibre, ashtu siç kane qene nje sere figurash te tjere dhendera dibre.” 
Znj. Yllka Causholli, Prof. Dr. Birçe Hasko dhe Nderi i Kombit, aktoria Tinka Kurti

Pas ketyre fjaleve publiku shpertheu ne gaz. Artistet pjesemarres mbajten nga nje fjale pershendetese per publikun artdashes si dhe theksuan  rendesine qe shfaq filmi shqiptar ne trevat shqipfolese ne kete 100 Vjetor te Pavaresise Kombetare. Znj. Tinka Kurti  do te theksonte se:  filmi eshte nje simbol i rendesishem i mirekuptimit dhe bashkejeteses, duke cuar mesazh, e se qytetaret e Dibres kete mesazh e kane kuptuar me artdashurine e tyre”. 
Pamje nga shfaqja e nates se pare te filmit ne Diber te Madhe

Kurse    Prof. Birce Hasko ne fjalen e tij pershendetese perpara spektatoreve e vuri theksin tek uniteti i vlerave kombetare qe ne kete 100-Vjetor duhet te percohet ne cdo vater shqiptare dhe tek emigranet tane jashte trojeve. Ne diten e dyte te festivalit u shfaqen filmat e fundit shqiptar te prodhuar kohet e fundit, si: Balkan Bazar, Amnistia, etj. Qe u priten me interes nga publiku. Diten e djele organizaoret dhe aktoret e festivalit realizuan nje interviste  per DiTV.