Wednesday, September 15, 2010

Takime me biznesmene



Takimi i Kryetarit të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” Dr. Faruk Borova me Konsullin e Torinos (Rajoni i Piemontes-Itali) Dott. Giovanni Firera.

Tiranë 10 SHTATOR 2010

Më date 10 shtator, ditën e premte, kryetari i shoqatës Bashkësia Dibrane Z. Faruk Borova, u takua në një darkë-pune me Konsullin e Torinos Z. Giovanni Firera. Konsulli Firera në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga dy përfaqësues të botës së bisnesit Piemontes. Nga Z. Klaudio Piretto, tregtarë dhe sipërmarrës në Torino, si dhe nga Z. Bajram Sina, sipërmarrës shqiptar i cili jeton që prej 18 vitesh në Piemonte( Alessandria) dhe ka zhvilluar atje një aktivitet tepër të gjërë në fushën e industrisë së ndërtimit dhe konstruksionit imobilar. Ndër të tjera z. Borova tha se:
” Jemi tepër të kënaqur dhe krenar kur shohim që emigrantët shqiptar me shumë mund, sforcë dhe sfida ia kanë dalur mbarë për të kapërcyer barrjerat e emigracionit dhe të jenë sot, ndër bisnesmenët më të suksesshëm në Itali.” Ndërsa Z. Bajram Sina, theksoi se “emigracioni ynë gati 2 dekatash, forcoi tek ne ndjenjën e punës dhe të kurajos për të ecur drejt rrugës së bisnesit. Në këto rrugë po ecin dhe shumë shqiptar të tjerë, ku vite më pare ato ishin thjeshtë emigrant.”. Nga ana tjetër Kryetari Z. Borova i shprehu të pranishëmve synimet e shoqatës, prioritetet e saj, si dhe rëndësinë që mbart “Rruga e Arbërit”. Konsulli Firera, duke marrë fjalën mbështeti prioritetet ekonomike dhe kuluorore të shoqatës, për zonën e Dibrës. “Kam tepër dëshirë që të vizitojë Dibrën e Madhe dhe kryetarin e Bashkisë së Dibrës. Me to mund të fillojmë një sere bashkëpunimesh dypalëshe”, theksoi konsulli Firera. Z. Klaudio Piretto, duke bashkëbiseduar me Z. Borova, i tha atij që ti bënte një informacion mbi rajonin e Dibrës, si dhe vlerat industrial të saj. Z. Borova e informoj Z. Piretto, mbi projektete ekonomike dhe kulturore që ka ndërtuar kjo shoqatë, dhe që shumë shpejt pritet që fillojnë investimet konkrete. Në fund të darkës, Z. Borova i dhurojë Konsullit Firera, Z. Piretto, dhe bisnesmenit shqiptar Z. Bajram Sina, nga një kopje të librit të tij “Shqiptarët që Sunduan Misirin (Egjiptin)” me mbishkrimin e tij.

No comments:

Post a Comment