Saturday, May 10, 2025

THIRRJE PUBLIKE E BASHKESISE DIBRANE PER PROCESIN E VOTIMIT KOMBETAR TE 11 MAJ 2025



Të nderuar përfaqësues të komunitetit dibran të Tiranës !

Qytetar të saj, përfaqësues të kryesisë dhe këshillit drejtues të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë !


Duke qënë se nesër, ditë e dielë, datë 11 MAJ 2025, mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe Qeverisëse, ju bëjmë këtë thirrje publike, të sinqertë dhe mirënjohëse, mbarë komunitetit dibran në Tiranë, me qëllim që të dalin masivish në votimet dhe të votojnë të lirë, të pavarur, të sigurtë dhe me besim tek Zoti dhe e ardhmja integruese dhe europiane e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Komunitetit dibran i Tiranës, është i lutur dhe i obliguar të votojë për figurat dhe personalitet e komunitetit dibran të spikatur, që kandidojnë  në Qarkun Tiranë.

Figura dhe njerëz që janë pjesë e qytetarisë, e familjeve të nderuara patriotike, atdhetare dhe që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në vazhdimësi për vlerat e familjes, të besimit, të integriterit dhe që i përmbahen parimeve demokratike, insitucionale, paqësore dhe frymës së bashkëpunimit, si dhe te zhvillimit më tej të vendit tonë.

Shoqata "Bashkësia Dibrane", e cila është dhe shoqëria më e vjetër patriotike dhe me fyrmë kombëtare, lobon që jeta parlamentare dhe insitucionale të mbushet me përfaqësuesit tanë të denjë që transmetojnë vlera, të traditave, të respekimit të njëri-tjetrit, të integritetit dhe kohezioni, të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, dhe që mbajnë gjallë identitetin kombëtar.

Një urim të veçantë, Bashkësia Dibrane, ja përcjell të gjithë atyre të rinjëve të cilët mbushin moshën      18 vjeç dhe që votojnë për herë të parë !

Të votosh do të thotë të jesh njeri i lirë dhe me të drejta të lindura !

"Lirnë s'ta fal kush, por duhet ta fitosh me gjak ! 

Gjaku asht i shtrenjtë,  por liria asht ma e shtrenjtë ! "


-HAKI SHAROFI-


KRYESIA DHE KESHILLI

"BASHKESIA DIBRANE"

TIRANE-SHQIPERI

No comments:

Post a Comment