Tuesday, September 24, 2024

GEZUAR 80 VJETORIN E LINDJES NIAZI KOSOVRASTI

 

                                                                   NIAZI    KOSOVRASTI

Shoqata "Bashkësia Dibrane", në Tiranë, Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve, i SHBD-së, ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë ti urojë sot më datë 25 Shtator 2024, përfaqësuesit të shquar të komunitetit dibran  në Tiranë  dhe anëtarit të kësaj shoqate,  z. Niazi KOSOVRASTI,  80 vjetorin e jubileut të lindjes.

Niazi Kosovrasti,  ka një karrierë të gjatë, në fushën e arsimit, sportit, të veprimtarisë politike, në sistemin zgjedhor dhe si drejtues i njohur i qeverisjes vendore në Shqipëri. 

Gjithashtu ai ka patur një pjesëmarrje të suksesshme dhe të njohur, edhe si lojtar i volejbollit me ekipin e Tiranës dhe me kombëtaren e volejbollit për meshkuj.

Pas pluralizimit politik dhe demokratizimit të Shqipërisë, z. Niazi Kosovrasti kaqënë  Ministër i Pushtetit Lokal dhe mëpas dhe Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Lusim Zotin që ti japi mikut tonë Niazit, shëndet, gëzime dhe  mbarësi sëbashku me familjen e tij, zonjën Tatjana dhe dy fëmijët e tij, Migens dhe Denisi dhe me trashëgimtarët e tjerë të familjes.


JA PERCJELLIM KETE URIM  !

KRYESIA DHE KESHILL I TE URTEVE

"BASHKESIA DIBRANE"

TIRANE-SHQIPERI


                                       z.Niazi Kosovrasti me  znj. Tatjana Kosovrasti


No comments:

Post a Comment