Vlerësimi i SHBD-së nga ana e Shoqnia "Tirona Autokton", e dielë, 11 Shkurt 2024
Shoqata "Bashkësia Dibrane", si një ndër shoqëritë dhe klubet më të vjetra dhe historike, me karakter patriotik, kombëtar dhe përfaqësuese e komunitetit dibran të Tiranës, përulet me respekt dhe mirënjohje të thellë, për vlerat dhe shembullin e veçantë që karakterizon Tiranën dhe komunitetit e saj historik, si dhe trashëgiminë kulturore dhe bashkëjetesën mes dy komuniteteve tradicionale në vend.
Gjejmë rastin, me këtë qëllim të jemi falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre eruditëve, patriotëve dhe intelektual të urtë, që e shpallën Tiranën kryeqytet të shtetit Shqiptar!
Tirana dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë !
Kënaqësi e veçantë që të falenderojmë dhe ti jemi mirënjohës për aktivitetin e vlerësuar dhe të dalluar që organizojë me rastin e 104 vjetorit të Tiranës kryeqytet, Shoqnia "TIRONA AUTOKTONE, si përfaqësuese e denjë e qytetarisë, njerëzillikut dhe vlerave të intelektualëve të Tiranës.
Me këtë aktivitet, organizuar me mjaft profesionalizën dhe seriozitet nga ana e shoqnisë "Tirona Autoktone", kjo shoqatë e cila ka një rrugëtim të shkurtër por me mjaft seriozitet e aktivitete dhe program të larmishëm, vlerësoj me titullin: "KOMUNITET SHEMBULLOR", shoqatën "BASHKESIA DIBRANE", me motivacionin: Për kontributin qytetar, bashkëjetesën harmonike dhe mirënjohjen e pakufishme të shprehur ndaj komunitetit tironas autokton"
Vlen pët tu vlerësuar dhe falenderuar posaçërisht, roli i veçantë i znj. Majlinda Saraçi, kryetare e shoqnia "Tirona Autokton", mbështetëses dhe lobueses së SHTA-së, shqiptaro-amerikane Dr. Lindita Çoku dhe aktivistes së njohur, organizatorja dibrano-tiranase, Prof. Asoc. Dr. Flavia Kaba, për të gjithë mbarvajtjen e aktiviteteve të SHTA-së dhe programit të shoqatës.
Edhe Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve, i shoqatës "Bashkësia Dibrane", përfaqësuese e drejtëpërdrejtë e komunitetit dibran në Tiranë, e vlerëson në piedestal dhe maksimalisht këtë titull mjaft historik për mbarë komunitetit dibran dhe në veçanti për Shoqatën Bashkësia Dibrane/SHBD.
KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE
BASHKESIA DIBRANE
TIRANE-SHQIPERI
No comments:
Post a Comment