Ditën e shtunë, datë 27 Mars, 2021, ora
11.00 u mbajt mbledhja e
shoqatës “Bashkësia Dibrane” e
Tiranës.
Kjo mbledhje filloi me një homazh për disa personalitetete shquara të
komunitetit dibran në Tiranë, cilët humbën jetën nga pandemia, si: mjeshtri i
muzikës, kompozitori Agim Krajka, “Nderi i Kombit”, anëtari i Këshillit të të Urtëve,
Asim Pregja dhe Kryetari i parë i shoqatës "Bashkësia Dibrane",
Inxhinieri dhe Profesori Hiqmet Gonxhja.
Kryesia e shoqatës, paraqiti disa propozime për miratim.
Së dyti, prezantohet projekti për ndërtimin e Obeliskut në shenjë
mirënjohjeje dhe vlerësimi për familjet tiranase që hapën dyert
për muhaxhirët dibranë pas eksodit të vitit 1913. Theksojmë se,
mbas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, dibranët
ishin të parët që, me armë në dorë, kundërshtuan ato vendime të padrejta,
sipas të cilave, përveç të tjerash, Dibra e Madhe kalonte në vartësi të Serbis.
Së treti, Këshilli i të Urtëve dhe kryesia e shoqatës
Bashkësia Dibrane miratuan projektin e arkitektit nga Shkupi,
z. Afrim Shatku, për të ndërtuar në Tiranë Obeliskun e Mirënjohjes
dhe Bujarisë, si shenjë vlerësimi për familjet tiranase, me në
krye Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, hoxhën Zyber Hallulli.
Për realizimin e këtij projekti, z. Hekuran Duka, kryetar i Komunës
Dibër e Madhe, dhuron gurin e posaçëm skulpturor të trevës
së Dibrës, për përgatitjen e obeliskut dhe shpenzimet e kuratorit të obeliskut.
Ky obelisk bashkë me mjedisin përreth tij do të mbështetet
financiarisht nga komuniteti dibran i
Tiranës.
Shoqata "Bashkësia Dibrane" fton komunitetin dibran në Tiranë të
kontribuojë për ndërtimin e këtij obelsku, pa lënë mënjanë ndonjë
person të veçantë donator, që dëshiron t’i bashkohet kësaj
ndërmarrjeje me rëndësi të veçantë historike për komunitetin dibran e tiranas.
Së katërti, u vendos organizimi i Iftarit Tradicional, i përvitshëm, me
rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kryesia dhe kryetari i Këshillit
z. Tofik Jegeni, apeloi që të mbahet përsëri kjo traditë e
spikatur e komunitetit dibran dhe shoqatës tonë, pasi është
shenjë e familjaritetit, paqes, bashkimit dhe mikëpritjes qytetare.
U propozua që të krijohet grupi i punës: kryesia e Këshillit,
komuniteti dibran i Tiranës si dhe përfaqësuesit e bisnesit.
Kryesia dhe Këshilli të shoqatës "Bashkësia Dibrane", përmes kësaj mbledhjeje solemne, i dhanë edhe një mesazh shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si edhe banorëve të Dibrës së Madhe e mërgatës shqiptare në diasporë, që të marrin pjesë masivisht në këtë proces regjistrimi, nga ku përfitojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Nuk
duhet neglizhuar aspak, pasi vetëm në këtë mënyrë, Shqiptarët e Republikës së
Maqedonisë së Veriut do të ndikojnë për një regjistrim më të saktë, duke
arritur që të njihen zyrtarisht si popullatë e kombësisë shqiptare në atë
rajon.
Në
mbledhje u theksua se, sipas njoftimeve, në SHBA jetojnë rreth 3O mijë dibranë,
të cilët duhen nxitur patjetër që të japin të dhënat e tyre për regjistrim në
Dibër si edhe pranë qendrave sociale e kulturore të Shqiptarëve në USA.
Vendimet
u morën në unanimitet dhe konsensus të plotë.
KRYESIA
DHE KESHILLI I TE URTEVE
SHOQATA
"BASHKESIA DIBRANE"
No comments:
Post a Comment