Të nderuar miq !
Shoqata "Bashkësia Dibrane", Kryesia dhe Këshilli i të urtëve, në Tiranë ju përcjell njoftimin mbi ndarjen nga jeta ditën e hënë datë 01 mars 2021, të përfaqësuesit të shquar të komunitetit dibran të Tiranës, Mjeshtrit të muzikës dhe Nderi i Kombit, Agim Krajka.
Agim Krajka, u lind u rrit dhe jetoi në gjitimin e një familje me tradite dibrane në Tiranë.
Homazhet për mjeshtrin Agim Krajka, do të mbahen sot ditë e martë, datë 02 mars 2021 nga ora 16.00 deri në orën 19.00 pranë vila Alba2000 (Rruga e Dibrës, pranë Medresesë), ndërsa ceremonia mortore, ditë e mërkurë, datë 03 mars 2021, në orën 11.00 në varrezat e Tufinës.
Shoqata "Bashkësia Dibrane", i përcjell ngushëllimet më sublime, familjes Krajka, bashkëshortes Amit, dhe dy djemëve, Ulisit dhe Fatrinit, si dhe të afërve, miqve, kolegëve të Agim Krajkës.
U prefsh në amshim Krajka ynë i dashur !
Shoqata "Bashkësia Dibrane"
Kryesia dhe Këshilli i të urtëve
Tiranë-Shqipëri
02 mars 2021
Më poshtë ju paraqesim jetëshkrimin biografik të mjeshtrit Agim Krajka;
Agim Krajka lindi më 3 maj 1937, nga një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë babai i tij Rifat Krajka. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionerit ku filloi të merrej seriozisht me të. Ne dhjetorin e vitit 1959 nen udheheqen e dirigjentit G. Avrazit punoj per 2 vjet per themelimin e orkestres se RTSH ne vitin 1961 duke i dhene disa vepra te arta ne fushen e kompozicionit. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion prane Institutit te Lartet e Arteve ne Tirane ( sot Universiteti i Arteve). Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90. Që nga kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961, Djaloshi dhe shiu, kenduar po nga e madhja Vace Zela ne festivalin e dyte ne RTSH ne vitin 1962. E vecante per atmosferen familjare dhe qe mbahet mend nga te gjithe eshte “Kënga e Gjyshes” e kompozuar ne vitit 1962, dhe e kenduar nga kengetare Vaçe Zela. Thirret ne Ansamblin e Shtetit si firzamonicist. Ka patur fatin te punoj me korifenjte e muzikes klasike shqiptare si: Çesk Zadeja, Tish Dahija, Tonin Harapi, Hamide Stringa. Pas perfundimit te studimeve ne 1968 dhe pas nje turi artistic nje vjecar ne Kine (1968-1969) me Ansamblin e Valleve te Shqiperise vazhdon punen si dirigjen. Gjate periudhes 1970-1991 me punen e tij si dirigjen dhe kompozitor ne Ansamblin e Shtetit, jane realizuar dhe shkruar rreth 500 kenge, valle popullore, si dhe pjese te ndryshme instrumentale te valleve epike dhe lirike popullore. Agim Krajka ka nje kontribut te vecante ne muziken e dilmave ne kinematografi, duke shruar 8-muzike filmash si: ne filmin Cifti i lumtur, Zonja nga Qyteti, Shoqja nga fshati, Njesiti gueril, Udha e shkronjave, Ne pyje me debore ka jete; Ne vitet 1980 jane shkruar dhe kompozuar 2-muzike baletesh nga dora e Agim Krajkes te vene ne skene nga artisti: Skender Selimi. Gjate kesaj kohe jane shkruar rreth 70 uvertura te sikatura te muzikes se lehte shqiptare. Ai është nderuar me mbi 17 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e RTSH te vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga Motrat Libohova.
Titujt dhe vleresimet per
Artistin Agim Krajka:
·
Ne vitin 1984 iu dha titulli "Artist i
Merituar"
· Eshte vleresuar gjate viteve per punen e
tij me cmimet si mjeshter i Klasit te I, dhe me pas i klasit te II, si dhe
urdherin “Naim Frasheri te klasit te Pare” ne vitin 1986,
· Ne vitin 1962 me propozimin e kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, Preng Jakova, emerohet anetar i Lidhjes se Artisteve te Shqiperise,
· Ne vitit 2001 shpallet nga Presidentit i Republikës si “Ambasador
i Kombit”
· Ne vitin 2007 me dekret te Presidentit te Republikes i jepet titulli “Mjeshter i Madh”
· Shpallet ne vitin 2009 me Vendim te
Keshillit Komunal te qytetit te Gjakoves ne Kosove “Krenaria e Qytetit te
Gjilanit”.
N Në vitin 2011 me vendim të Këshillit të Komunës Dibër e Madhe, Maqedonia e Veriut, shpallet "Nderi i Qytetit të Dibrës".
Në vitin 2019 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dekorohet me titullin "Nder i Kombit".
N
M
No comments:
Post a Comment