Wednesday, December 9, 2020

REAGIM I SHOQATES BASHKESIA DIBRANE DHE I KESHILLIT TE TE URTEVE PER VRASJEN E KLODIAN RASHES

Të nderuar vëllezer dhe motra !

Të dashur miq e dashamirës dhe ju të
aferm te familjes Rasha !

Keshilli i te urteve i shoqates "Bashkesia Dibrane", dhe mbare komuniteti yne dibrane ne Tirane, Diber dhe diaspore eshte prane jush dhe mjaft 
i tronditut nga tragjedia qe ndodhi para 24 oreve ne familjen Rasha, e cila eshte pjese e komunitetit dibran te Tiranes.

Shoqata jone dhe mbare komuniteti dibran i Tiranes, i cili perfaqeson rreth njèqind e njezete e pese mije banor, qe jetojne e punojne ne Tirane, eshte i trishtuar nga kjo ngjarje e kobshme dhe aspak qytetare qe ndodhi mbi te riun dibran 25 vjeçar duke u vrare ne lulen e rinise prane shtepise se tij ne Tirane, me 8 dhjetor, diten kombetare te rinisè.

I percjellim ngushellimet tona me sublime dhe te sinqerta familjes se Klodian Rashes, prinderve, vellezerve e motrave, te afermeve dhe miqve te deshmorit te ri, te cilet jane prekur thelle nga kjo ngjarja, aspak njerezore dhe jo pjese e tradites tone Shqiptare.

Vrasja e nje perfaqesuesi te pafajshem te komunitetit tone dibran ne lulen e rinise, pa faj, do ta quanim njelloj si nje krim i cili kercenon te gjithe komunitetin tone, vlerat tona dhe qytetarine tone.

Vrasja e Klodian Rashes, e nje qytetari te pafajshem dhe te riu Shqiptar, eshte vrasje e rinise dhe e prespektives Shqiptare.

Lusim Zotin qe shpirti i Klodian Rashes te prehet ne amshim dhe pergjegjesit te marrin ndershkimin e merituar !


Keshilli i te urteve
"Bashkèsia Dibrane"
Tirane, Shqiperi
09 Dhjetor 2020

No comments:

Post a Comment