Të nderuar miq !
Ju përcjellim lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të poliglotit, intelektualit dhe themeluesit të shoqatës "Oda Dibrane" në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ismail Krifca, apo siç njihej nga të gjithë me emërtimin Mali.
Do të mbahet mend si një mik i shoqatës "Bashkësia Dibrane" të Shqipërisë, por dhe si njeri me bujari, humor dhe organizator i disa aktiviteteve patriotike, kulturore dhe festive me rastin e jubileut të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare, organizuar në sallën "Uraniku", Dibër e madhe, më 28 nëntor 2012.
Mali Krifca, si kryetari i shoqatës "Oda Dibrane" do të mbante flamurin kombëtar në mjaft aktiviteteve festive dhe tubime patriotike.
Ai ishte i vetmi shqiptar që ishte e pranishëm ne tryezën ku u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës 1999. Mbi kontributin e tij në këtë ngjarje është folur pak, dhe shumë më pak është shprehur ndonjë mirënjohje apo vlerësim nga insitucionet shtetërore.
Më poshtë po japim jetëshkrimin e shkurtër biografik të Ismail Mali Krifca.
Ismail Krifca – Mali u lind më 18 maj 1967, në Dibër të madhe. U shkollua në vendlindje, ndërsa, Fakultetin e Ekonomisë e kreu në Shkup, në Universitetin “Qirili dhe Metodi”. Ai Përkthente nga 11 gjuhë. Pasioni për mësimin e gjuhëve të huaja i kishte lindur që në bankat shkollore. Më vonë, me ndihmën e babait, i mundësohet të qëndroj në Britaninë e Madhe, ku edhe vazhdoi me mësimin e gjuhës angleze. Atje kalon dy vite studimi gjatë viteve 1983-1984. Kureshtja për të mësuar edhe gjuhë të tjera, bën që Mali t’i përvishet punës edhe gjuhës frënge, italishtes, rusishtes, gjermanishtes, duke mos lënë anash edhe gjuhën serbe, bullgare, kroate. Filloi karrierën e përkthyesit profesional që nga viti 1994.
Shoqata "Bashkësia Dibrane", kryesia dhe këshilli i të urtëve, i shprehin ngushëllimet më sublime, bashkëshortes, fëmijëve të Malit si dhe shoqatës "Oda Dibrane".
Lusim Zotin që shpirti i tij të prehet në amshim !
KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE
"BASHKESIA DIBRANE"
TIRANE, SHQIPERI
Kryetari i "Odës Dibrane" Ismail Krifca
No comments:
Post a Comment