Sunday, November 8, 2020

KESHILLI I TE URTEVE I "BASHKESISE DIBRANE" NDERON TRE PERSONALITETE TE KOMUNITETIT DIBRAN

Ditën e premte, datë 06 nëntor 2020 në sallën e hotel Kapital, në Tiranë u zhvillua një takim i kryesisë dhe këshillit të të urtëve të shoqatës "Bashkësia Dibrane".

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre, Kryetari i Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, i shoqëruar nga Sekretari i komunës z. Ylli Mirzo dhe nga Drejtori Juridik i Komunës z. Burim Kaba.

Të pranishmëve ju uruar mirëseradhja e tyre nga sekretari i shoqatës z. Saimir Shatku.

Në të ciliën u bë një rezyme e aktiviteteve të saj dhe objeksionet për të ardhmen, por dhe një falenderim i vecantë për miqtë nga Dibra e madhe,  ku për herë të parë qytetari i parë i Dibrës, vjen dhe viziton aktivitetin e shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë.

Fjala ju dha menjëherë kryetarit të Komunës, Dr. Hekuran Duka, ku vlerësoj rolin dhe kontributin e pashoq të shoqatës "Bashkësia Dibrane", por dhe iniciativat per të mbajtur gjithënjë ndezur flakadanin e kodit dibran në Tiranë.

Z. Hekuran Duka theksoj se  dibra dhe dibranët, janë krean për kulturën dhe traditën e kulluar të ruajtur brez pas brezi, e po bëhet cdo ditë përpjeke intensive nga komuna për ta mbajtur gjallë këtë cilesi të dalluar.

Gjithashtu z. Duka, në fjalën e tij i propozoj kryesisë së shoqatës që të përfshijë në axhendën dhe programin e saj dhe hapjen e një ekspozite permanente me pjesë nga trashëgimia kulturore e dibranëve në Tiranë si pjesë e memories historike të qytetarisë dibrane në Tiranë. Kryetari Hekuran Duka, theksoj se do të lobonte për të mbështetur këtë inicativë si për propozimin për obeliskun e eksodit të 1913 gjithashtu dhe për ekspozitën e kulturës dibrane, në këshillin komunal, në diasporën dibrane në SHBA, por dhe tek  cdo qytetar i dibrës.

Kjo iniciativë u pëlqye dhe u vlerësuar nga anëtarët e kryesisë dhe këshillit të shoqatës.

Më pas u diskutua mbi formën, dimesionet teknike, strukturën e obeliskun kushtuar  ngjarjes së eksodit të dibranëve të shpërngulur me dhunë të vitit 1913.

U ra dakort nga kryesia dhe këshilli të procedohet me grupin e punës, si dhe hapjen e një numri llogarie pranë një banke të nivelit të dytë për këtë qëllim, ku cdo qytetar dibran, por dhe me mbështetjen e sipërmarrësve dibran të Tiranës që ky obelisk do të jetë jo vetëm një simbol me karakter historik por dhe një mirënjohje për Tiranën, që i hapi dyert dibranëve, të cilët u shpërngulën si pasojë e genocidit dhe raprezaljes sllave të fillim shekullit XX.

Edhe për këtë iniciative shprehim falenderimet tona, pasi kryetari Hekuran Duka dhe stafi i tij u treguan të gatshëm për solidarizim dhe mbështetjeje financiare.

Më pas u kalua në vlerësimin e tre intelektualve të parë të komunitetit dibran, ku u vlerësuan me titullin:"Nder i Shoqatës". Ky propozim u bë nga Këshilli i të urtëve i shoqatës.

Me titullin "Nder i shoqatës" u vlerësua Kryetari i Komunës, Dr. Hekuran Duka, për rolin dhe iniciativën e tij, si dhe për mbajtjen gjallë të lidhjeve historike, të trashëgimisë kulturore dhe njerëzore mes Dibrës së madhe dhe Tiranës.  Këtë vlerësim z. Hekuran Duka e përcolli me emocion.

Vlerësimi me titullin "Nderi i shoqatës" i kryetarit të Komunës Dr. Hekuran Duka

Më pas u shpall nga këshilli i të urtëve i shoqatës me titullin: "Nderi i shoqatës", një nga figurat më eminente të shkencës së mjekësisë, mjeku i njohur kardiolog, prof. dr. Petrit Bara, i cili u vlerësua me motivacionin:"Për rolin dhe kontributin e tij të spikatur si intelektual, humanist, doktor në mjeksi dhe përfaqësues i denjë i komunitetit dibran në Tiranë". 

Prof. Bara, vlerësoj me emocion propozimin e këshillit të të urtëve të shoqatës, e z. Tofik Jegeni. Ai tha se në karrierën e tij 50 vjeçare është nderuar dhe vlerësua me shumë tituj, e çertifikata mirënjohjeje, por këtë vlerësim si pjesë e komunitetit dibran të Tiranës, nuk do ta harroj kurrë nga memoria ime. Do  ti shërbej përjetësisht me profesionin dhe kapacitetin tim, këtij komunitetit të dalluar. Ai gjithashtu falenderoj dhe kryetarin e shoqatës, z. Bujar Kapexhiu për dorëzimin e titullit.

        z. Tofik Jegeni, Dr. Hekuran Duka, Prof. dr. Petrit Bara z. Bujar Kapexhiu dhe z. Astrit Daci

Dhe vlerësimi i tretë, i nominuar nga këshilli i të urtëve, ishte për intelektualen dhe kuratoren e artit, pedagogen me një eksperiencë disa vjecare si studiuese e artit znj. Suzana Varvarica Kuka

Ajo e vlerësoj propozimin e këshillit të shoqatës për vlerësimin e saj. Ky  vlerësim u dorëzua nga kryetari i këshillit të shoqatës z. Tofik Jegeni.

Zonja Varvarica, si kuratore dhe studiuese arti, është marrë posacërisht me skicat dhe projeksionet për obeliskun kushtuar jubileut të eksodit dibran. 

Ky aktivitet i realizuar në kushte pandemie, ju përmbajt kushteve të një protokolli normativ mjaft strik, fale mbështetjen në realizimin e aktivitetit në hotel "Kapital", Rr. "Qemal Stafa" Tiranë, me sipërmarrës z. Faik Bruçi  "Mjeshtër i madh".



          Në fotografi pjesë nga aktiviteti i nderimit të tre intelektualëve të komunitetit dibran, 2020


Pamje nga prezantimi në video dhe diskutimet mbi obeliskun 

z. Tofik Jegeni i cili i dorëzon titullin "Nder i shoqatës", znj. Suzana Varvarica Kuka











No comments:

Post a Comment