Wednesday, March 25, 2020

MESAZH NGA KESHILLI I TE URTEVE I SHOQATES BASHKESIA DIBRANE

image.png


Duke marrë shkak nga situata aktuale për arsye të kushteve të krijuara nga COVID19 dhe shpalljes së situatës pandemike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli i të Urtëve i Shoqatës "Bashkësia Dibrane" , këshillon të gjithë komunitetin dibran e jo vetëm,  të tregohen maksimalisht të kujdesshëm me situatën e krijuar e në veçanti me:
-Larjen e shpeshtë të duarve dhe higjenizimi e tyre.
-Shmangjen e kontakteve sociale dhe nga afër me njerëzit.
 Do të ishte me shumë dobi kujdesi i shtuar i çdo qytetari, familjari dhe një vëmendje të veçantë në drejtim të evitimit të kontakteve  me të afërmit tanë.

Lutemi të dashur miq, nga ana e familjeve dhe anëtarëve të tyre  të konsultoni njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik në linkun më poshtë dhe të merrni masat përkatëse higjeno-sanitare.

https://www.ishp.gov.al/pyetje-dhe-pergjigje-te-shpeshta-virusi-dhe-semundja-nga-covid-19/ 

Gjithashtu Këshilli i të Urtëve i SHBD-së, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve që humbën të afërmit e tyre në Dibër të Madhe dhe tek dibranët e diasporës në Amerikë.

Shpirti i tyre u prehtë në amshim !

Të nderuar qytetar dhe miq !
Do t'ju sygjeronim që në këtë situatë pandemie, të manifesojmë sjellje bujare dhe paqësore, të qëndrojmë më shumë me fëmijët tanë, të kontribuojmë më gjatë me edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë. Gjithashtu në situata të tilla, gjyshërit do të kenë mundësi të qëndrojnë më gjatë me nipat dhe mbesat e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes, e duke u kujdesur me devocion ndaj tyre. 
Gjej rastin ti apelojmë familjeve dibrane, të kontribojnë në këtë situatë edhe duke vlerësuar botimen mbi historikun e familjeve dibrane, gjenezën e brezave të tyre dhe vërtetësitë e prejardhjes së tyre para dhe pas genocidit serb, dhe duke shkruar vetë mbi faktet historike të eksodit dibran.

Gjithashtu ftojmë çdo qytetar të komunitetit tonë dibran, që dëshiron dhe mund të kontribuoje  duke dhuruar gjak për shtesat në nevojë, e në veçanti për fëmijët talasemik në këtë moment të vështirë pranë fushatës sensibilizuese "Aleancës për dhurimin e gjakut" dhe  "Organizatës Shqiptare e Dhuruesve Vullnetar të Gjakut " pranë QSUT-së dhe Spitalit Ushtarak, Laprakë, Tiranë.



Lusim Zotin që me vullnet, me devocion dhe besim të kalojmë këtë sporvë !


"BASHKESIA DIBRANE"                      
 KESHILLI I TE URTEVE
        KRYETAR
     TOFIK JEGENI

No comments:

Post a Comment