Prof. dr. Molnar KOLANECI “Mjeshtër i Madh”
Një lajm i hidhur për të gjithë komunitetin dibran në Tiranë dhe më gjerë.
Ka ndërruar jetë dje në moshën 71 vjeçare, Inxhinieri i njohur Prof. dr. Molnar Kolaneci, gjatë aktivitetit të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Dibrës, ku i ndjeri ishte i ftuar nga organizatorët e aktivitetit.
Z.Molnar Kolanecit ju dha ndihma e menjëhershme parësore, duke patur në krah mikun dhe bashkëpuntorin e tij shkencor z.Tofik Jegeni, si dhe me mbështetjen mjekësore të Kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe Dr. Hekuran Duka dhe me mbështetjen humane të Prof. kardiolog Petrit Bara, nuk mundi të jetonte.
Para dy vjetësh, më 2017 ai u shpall nga Presidenti i Republikës me titullin: "Mjeshtër i Madh" pas mbrojtjen me teza shkencore dhe argumenta hidroteknik, të mosdevijimit të Lumit Radika.
Para disa ditësh me vendim unanim të Këshillit të Komunës Dibër e Madhe, Republika e Maqedonisë së Veriut, shpallet "Qytetar Nderi" për mbrojtjen shkencore të Lumit Radika.
Para dy vjetësh, më 2017 ai u shpall nga Presidenti i Republikës me titullin: "Mjeshtër i Madh" pas mbrojtjen me teza shkencore dhe argumenta hidroteknik, të mosdevijimit të Lumit Radika.
Para disa ditësh me vendim unanim të Këshillit të Komunës Dibër e Madhe, Republika e Maqedonisë së Veriut, shpallet "Qytetar Nderi" për mbrojtjen shkencore të Lumit Radika.
Shoqata "Bashkësia Dibrane" dhe "Këshilli i të Urtëve", i shprehin ngushëllimet më të sinqerta, famijes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.
U prehtë në paqe Moli ynë i shtrenjtë!
KESHILLI DHE KRYESIA
"BASHKESIA DIBRANE"
TIRANE
U prehtë në paqe Moli ynë i shtrenjtë!
KESHILLI DHE KRYESIA
"BASHKESIA DIBRANE"
TIRANE
Më poshtë po japim jetëshkrimin e shkurtër biografik të
Prof. Dr. Molnar Kolanecit "Mjeshtër i Madh"
Prof. Dr. Molnar Kolanecit "Mjeshtër i Madh"
Lindur në Tiranë më 22.06.1948. Studimet e shkollës se mesme i ka mbaruar
në vitin 1965 në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në periudhën 1966 deri në 1971
kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të
Natyrës dega Fizike (5-vjeçare).
Në vitin 1972 fillon pune në Institutin Hidrometeorologjik të Akademisë se
Shkencave. Objekti i aktivitetit kryesor ka qene studimi i ujërave të
Shqipërisë. Mbas një kualifikimi dy-tre vjecar në Fakultetin e Inxhinierisë së
Ndërtimit dhe në Institut ka kryer dhe dy specializime jashtë vendit në France
dhe Zvicër. Në Zvicër kryen një specializim pasuniversitar prej një viti në
fund të të cilit fiton gradën shkencore
“Master i Shkencave” (1980). Në vitin 1983 bëhet “Doktor i Shkencave” gjithmonë
pranë Institutit Hidrometeorologjik dhe në vitin 2004 fiton gradën “Profesor
Doktor”. Gjate kësaj periudhe ka marrë pjesë në studime të ndryshme të
objekteve ujore (lumenj, liqene dhe dete). Bashkautor i monografisë
“Hidrologjia e Shqipërisë” dhe shumë studimeve me karakter aplikativ.
Gjithashtu ka marrë pjesë në projekte të ndryshme ndërkombëtare si në rajonin e
Ballkanit dhe më gjerë si edhe në mjaft simpoziume e konferenca kombëtare dhe
ndërkombëtare. Së fundi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në projektet për
ndërtimin e rrugëve në vend si edhe për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël. Njohës i gjuhëve anglisht, frëngjisht,
italisht dhe rusisht. Shpallet me dekret të Presidentit në vitin 2017 "Mjeshtër i Madh" për punën e tij disa vjeçare kërkimore-shkencore, e së fundmi me Vendim unanim të anëtarëve të Këshillit të Komunës Dibër e Madhe, Maqedonia e Veriut, shpallet "Qytetar Nderi" për punën shkencore të mbrojtjen së ujrave të Radikës.
Qetësia, pozitiviteti dhe buzëqeshja e tij gjithnjë e sinqertë do të na mungojë. Por Moli do t'i mungojë jashtëzakonisht shumë edhe hidrologjisë shqiptare pasi së bashku me mikun e tij Tofik Jegeni janë ekspertët e vetëm të mirëfilltë që janë marrë me studimet hidrologjike, sidomos në shërbim të infrastrukturës së transportit. Puna e tij do të mbetet gjatë si orientim për brezat që do të vijnë por nuk do jetë e lehtë të zëvendësohet.
ReplyDeleteU prehsh në paqe Mol i dashur. Na le një dhimbje të papërshkrueshme.