Fjala përshëndetëse dhe vlerësuese për autorin dhe librin, ju dedikuan nga Kryetari i Shoqatës "Bashkësia Dibrane" z. Bujar Kapexhiu, i cili vlerësoi skupulozitetin e autorit për ti sjell publikut dhe komunitetit dibran një libër monografik, me statistika mbi eksodin e vitit 1913 deri në 1947 e në vijim.
Më pas fjala ju dha Kryetarit të "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni i cili e zhvilloi librin nga pikëpamja studimore duke hedhur dritë se studimi i z. Strikçani, sjell në memorien e dibranëve genocidin e dhunshëm serb mbi popullsinë paqedashëse dhe punëtore të Dibrës dhe fatëkeqësinë që solli emigrimi masiv i 1913 e në vijim, por dhe ndergjegjësimin e këtij komuniteti me disa personalitete të cilët lanë gjurmë në memorien historike të vendit.
Studiuesi dhe gazetari Rolad Hysa, bëri një panoramë të hollësishme të monografisë së autorit duke renditur shpjegimin e konceptit që autori ka mbi migrimin, emigracionin e shqiptarëve në Nish 1877-1878, emigracioni në Maqedoni, si dhe rezultatet e dhunës serbe të 1912-1913. Ai theksoi se z. Strikçani, nuk është mjaftuar vetëm me kaq, por ka hulumtuar dhe në sistmin demografik që sjell emigrimi mbi komunitetin dibran të 1913, të cilët emigruan edhe në Shqipëri, Evropë, SHBA, Australi, Zeilandë të Re e më gjerë.
Pamje nga aktiviteti promovues i librit, Akademia e Shkencave Tiranë
Gjithashtu një kujdes të veçantë autori në studimin e tij, i kishte dhënë dhe organizimin dhe punën e dobishme që bëjnë shoqatat dibrane mbi mbajtjen gjallë të aktiviteteve të saj, të traditës, të kulturës dhe amanetit të të parëve të tyre, si dhe investimet e emigrandëve dhe sipërmarrëve dibran të suksesshëm, e mjaft të njohur nga puna e tyre.
Më pas diskutuan me argumenta historik dhe statistikor mbi librin, studiuesi z. Nuri Koleci dhe politologu z. Fisnik Muça, të cilët vlerësuan me superlativa këtë kontribut për komunitetin dibran të kudondodhur.
Në përfundim, autori Nasuf Strikçani bëri një rezyme të përgjithshme të karrierës së tij për publikun si dhe një prezantim mbi kontributet dhe risitë e këtij botimi.
Çertifikata Mirënjohëse për Magj. Nasuf Strikçani
Në fund të aktivitetit Shoqata "Bashkësia Dibrane" i dorëzoi autorit një "Çertifikatë Mirënjohje" mbi prezantimin e librit, e ndërsa autori kishte përgatitur një Mirënjohje për Shoqatën "Bashkësia Dibrane" dhe për Kryetarin e "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni, për kontributin e dhënë në aspekt të promovimit të monografisë "Mërgata dibrane dhe kontributi i saj për Dibrën".
Gjithashtu për të pranishmit pas promovim, u shtua një koktel, ku z. Strikçani, kishte rezervuar sheqerpare gatuar nga duart e nënës e gruas së tij, sipas traditës. libri ju dhurua të pranishëmve.
Autori duke dhuruar librin me dedikim
No comments:
Post a Comment