Ditët e fundit, doli në qarkullim nga shtëpia Botuese M&B, botimi më i ri, me titull:"Kronikë e Jetëve të Humbura", me autor Dr. Ing. Orhan Akil Sakiqi.
Libri, përmban ngjarje të jetuara nga jeta e autorit Sakiqi, pjesë e kujtimeve të jetuara ndër vite, që nga fëmijëria e deri më sot. Autori, ngjatjet më të spikatura, së bashku me gëzimet dhe hidhërimet e jetës, të gërshetuara edhe me hapësirat kohore, i ka sintetizuar në këtë botim.
Renditja e tregimeve është bërë nga autori jo duke ndjekur kromologjikisht rrjedhën e viteve, por duke i dhënë hapësirë më të gjërë, personazheve të njohura e të panjohur nga ai.
Në fund të librit janë renditur disa artikuj të shkruar në kohë të ndryshme në shtypin e kohës, për të cilat z. Orhan Sakiqi i ka vendosur në libër pasi mendon se e ruajnë aktualitetin e tyre edhe sot.
Libri fillon me hyrjen nga autori dhe me parathënie nga studiuesi e shkrimtari i njohur Sulejman Mato. Libri i dedikohet në hyrje me një fotografi të veçantë prindërve të autorit, me prejardhje nga Dibra e Madhe. Botimi i librit "Kronikë e Jetëve të Humbura", u mundësua nga dy djemtë e autorit Eglin & Erald Sakiqi.
Kuitojmë se Dr. Ing. Orhan Sakiqi, është anëtar i "Këshilli të të Urtëve" në Shoqatën "Bashkësia Dibrane" në Tiranë e një personalitet i respektuar i komunitetit dibran në Tiranë. Ka botuar mjaft artikuj problemor mbi urbanistikën dhe inxhinierinë civile urbane, në shtypin e përditëshëm dhe periodik, si dhe librat: "Gjurmët e Shallvares"-2009, "Homazhe e Mesazhe"-2011, "Infrastruktura e Tiranës"-2014, "Profile Kolegësh"-2017.
Për të gjithë kontibutin e tij disa vjeçar, është vlerësuar me titullin "Mirënjohja e Tiranës" dhe është dekoruar në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës me titullin "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut".
Shoqata "Bashkësia Dibrane", kolegët e "Këshillit të të Urtëve" i urojnë z. Orhan Sakiqi si dhe familjes së tij urimet më përzemërta për këtë botim.
Librin mund ta merrni duke kontaktuar me autorin z.Orhan Sakiqi ose pranë zyrave të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë.
"KRONIKE E JETEVE TE HUMBURA"
Dr. ORHAN AKIL SAKIQI
No comments:
Post a Comment