Monday, April 29, 2019

BUJAR KAPEXHIU DEKOROHET "NDER I KOMBIT"


Të nderuar miq dhe dashamirës !

Përgjatë periudhës së muajit Mars 2019, për Prof. Bujar Kapexhiun, për familjen, miq, të afërmit dhe kolegët e tij, e në veçanti komunitetit dibran në Tiranë, pati dy gëzime. Gëzimi i parë ishte dekorimi  i tij nga Presidenti i Republikës, Sh. Tij, z. Ilir Meta me titullin "Nder i Kombit",  për të gjithë veprimtarinë dhe kontributin, mëse 50-vjeçare në skenë, art, kulturë, karikaturë dhe në çmime  të ndryshme, të fituara brenda dhe jashtë vendit, si dhe me datë 22 mars 2019, Prof. Kapexhiu festoj  75-vjetorin e tij të lindjes, me miq e koleg në një mbrëmje gala festive.


Prof. Bujar Kapexhiu, duke qënë me prejardhje nga Dibra e Madhe, ishte Shoqata "Bashkësia Dibrane" e cila në bashkëpunim me Senatin Akademik të Universitetit Europian të Tiranës, i propozuan Presidentit të Republikës,  ti akordonte  kësaj figure të nderuar të artit dhe skenës titullin më të lartë në karrierën e tij.

Gjatë dekorimin më 21 mars 2019,  merrnin pjesë miq, të afër, koleg, politikan e dashamirës të z.Kapexhiu. Fjala përshëndestëse u mbaj në ceremoninë e dekorimit nga z. Ardian Civici, përfaqësues i UET, nga z.Henri Cili, themelues i UET, nga z. Arben Cici, shefi i kabinetit të Presidentit Meta, i cili i akordoi edhe dekorimin z. Bujar Kapexhiu me motivacionin shoqërues.
Ndërsa në fjalën e tij plotë emocion, z. Bujar falenderoj familjarët dhe kolegët dhe e quajti këtë titull dhe një kontribut të tyre.


Ndërsa më datë 22 mars, u organizua një mbrëmje e veçantë në ambjeten e Restorant "Stella" drejtuar nga z. Stefan Pinguli. Në këtë mbrëmje nuk mugonin figura të nderaura të artit, skenës, kinematografisë, politikës, përfaqësues të botës së bisnesit. Nderonte me pjesëmarrjen e tij, lideri i opozitës z. Lulzim Basha, shoqëruar nga zonja e tij Aurela Basha.

                           

Merrnin pjesë anëtarët e kryesisë të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", si dhe Kryetari i "Këshillit të të Urtëve", z. Tofik Jegeni.


Në këtë mbrëmje pati përshëndetje, urime të përzemërta për z. Bujar Kapexhiu, si dhe u kërcye vallja dibrane nga grupi folklorik "Haziz Ndreu", për nder të 75-vjetorit të tij.

Kujtojmë se prof. Bujar Kapezhiu, është përfaqësuesi i dytë nga komunitetit dibran në Tiranë që merr titullin "Nder i Kombit", kur para disa muaj kjo ju dha dhe Mjshtrit të muzikës z. Agim Krajka.
Shoqata "Dashkësia Dibrane",  kryesia dhe këshilli i të urtëve, gjen rastin të urojnë 75-vjetorin e kryetarit të Shoqatës, z. Bujar Kapexhiu, duke i uruar  shëndet dhe suksese në jetë e më gjerë.


No comments:

Post a Comment