Presidenti Ilir Meta, vlerësoj rolin dhe kontributin disa vjeçar të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", e themeluar më 1908 nga lëvizjet kombëtare dhe vlerat e komunitetit dibranë në tërsi. Ai u njoh me SHBD e cila përfaqëson komunitetin dibran në Tiranë, të cilët si pasojë e genocidit dhe e kryengritjeve të vitit 1913 lanë vendin e tyre, Dibrën e Madhe, për tu vendosur në Tiranë e më gjerë.
Një rezyme të veprimtarisë së shoqatës ju bë edhe nga kryetari i SHBD-së z. Bujar Kapexhiu, ndërsa në emër të komunitetit dibranë në Tiranë dhe shoqatës "Bashkësia Dibrane", ju dhuruan Presidentit Ilir Metës dhe Akti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me firmëtarët e saj ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut dhe botimet më të fundit me autor e studiues dibranë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoj punën dhe angazhimin e komunitetit dibranë për ruajten dhe gjallërimin e traditës dhe të bashkëjetesës me komunitetet e tjera, në frymën e mirëkuptimit, harmonisë dhe qytetarisë. Gjithashtu ai shprehu dëshirën për tu takuar së shpejti në aktivitetet e shoqatës "Bashkësia Dibrane".
No comments:
Post a Comment