MBAHET MBLEDHJA E PARE E
PERBASHKET KRYESI DHE KESHILLI I SHBD-së
Pamje nga mbledhja e SHBD-së, Tiranë
Ditën e enjta datë
01.10.2015, në orën 18.00 në mjediset e SHBD-së, u mbajtë mbledhja e parë e
përbashkët midis Kryesisë së Shoqatës “Bashkësia Dibrane” dhe i Këshillit të
Urtëve i SHBD-së. Në këtë mbledhje e cila u hap nga Kryetari i SHBD-së, prof.
Bujar Kapexhiu, u përcoll mesazhi dhe fryma që mes komunitetit dibranë dhe
shoqatës duhet të ketë më tepër bashkëpunim, pjesëmarrje të të rinjë dhe komunitetit dibranë në Tiranë, në veprimtaritë
kulturore, sociale dhe promovuese të autorëve, shkrimtarëve e botuesve dibranë.
Në mbledhje merrnin pjesë nga kryesia e SHBD-së, anëtarët,
B. Kapexhiu, S. Shatku, M. Erebara, F. Gjymishka, R. Hysa; ndërsa nga Këshilli i të Urtëve ishin prezent
në takim anëtarët: T. Jegeni, A. Daci,
N. Kosovrasti, F. Kaba, Sh.
Kodra, A. Pregja.
Kryesie dhe
Këshilli miratuan kalendarin e aktiviteteve për periudhën Tetor 2015-Shator
2016;
U diskutua nga T.
Jegeni materialet shkencore dhe përgatitja për botim i librit studimor: “Dibra
e Madhe dhe Radika”; Ing. F. Kaba foli mbi rëndësinë e programit të SHBD-së, si
dhe për ristië që ka sot projekti për implemetimin e “Rrugës së Arbërit”;
Kurse
N. Kosovrasti, A. Pregja, F. Gjymishka dhe R. Hysa, e vunë theksin në krijimin
e komisioneve të posaçme (ad-hoc) që do të merren me sesionet shkencore dhe
krijimin e grupeve që do të vlerësojnë figurat patriotike, kombëtare dhe
kulturore nga Dibra e Madhe, si dhe mbi hartimin e një programi për të përcaktuar numrin total të popullsisë dibrane në Tiranë, ardhur nga vjeshta e 1913 e deri sot.
Një punë e vlerësuar për figurat letrare dhe poetike nga dibra e madhe ishte përgatitur edhe nga studuesi dibranë, z. Sh. Kodra.
*Publikuar më Tiranë, dt. 04.10.2015;
KLIKO PER TU SHFAQUAR FOTOG.
KLIKO MBI FOTOG. PER T'U ZMADHUAR.
Pjesë nga mbledhja përbashkët Kryesi dhe Këshilli i SHBD-së
Pamje gjatë diskutimit mes Kryesisë dhe Këshillit të SHBD-së
Fotog. mes anëtarëve pas mbledhjes
No comments:
Post a Comment