PERBERJA E RE E SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE" NE TIRANE DHE "KESHILLI I TE URTEVE."
Në mbledhjen e parë të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë u miratua kryesia e re, si organi më i lartë vendimarrës dhe ekzekutiv i kësaj Shoqate. Ndër të tjera, në fjalën e tij, Kryetari i ri i SHBD-së Prof. dr. Bujar KAPEXHIU, i sapo zgjedhur unanimisht nga Këshilli i Përgjithëm i SHBD-së, datë, 05.05.2015, vlerësoj punën dhe angazhimin e Kryesisë së shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë në një sërë nismash, aktivitetesh, sociale, kulturore dhe akademike, duke përfshirë fokusin tek, Ndërtimi i Rrugës së Arbërit dhe problematikat e ekosistemit, të faunës dhe florës mbi Lumin Radika.
Ai shtoi në fjalën e tij duke evidentuar faktin se ka vetëm një shoqatë "Bashkësi Dibrane", e cila do të përfaqësoj vlerat, trashëgiminë kulturore dhe qytetarinë e komunitetit dibranë në Tiranë. Ai ftoi komunitetin dibranë në Tiranë ti bashkohet këtyre nismave, në aktivitetet e SHBD-së.
Për herë të parë në këtë Shoqatë u përfshi dhe një organ me karakter konsultativ dhe këshillimor, që do të merret me problemet teknike, shkencore, si dhe të evidentitmit të figurave të trashëgimisë kulturore të Dibrës së Madhe, i quajtur "Këshilli i të Urtëve";
- Më poshtë po ju japim përbërjen e Kryesisë së re të "Bashkësisë Dibrane" në Tiranë, dalë nga zgjedhjet e Këshillit të Përgjithëm të SHBD-së, datë, 05.05.2015;
1.Prof. Dr. Bujar KAPEXHIU KRYETAR
2.Saimir SHATKU ANETAR
3.Mukades EREBARA ANETAR
4.Flamur GJYMISHKA ANETAR
5.Roald HYSA ANETAR
6.Edvin CAMI ANETAR
7.Mira PIRDENI ANETAR
- Më poshtë po ju japim përbërjen e "Këshillit të të Urtëve" dalë nga zgjedhjet e Këshillit të Përgjithëm të SHBD-së, datë, 05.05.2015;
1.Tofik JEGENI KRYETAR
2.Astrit DACI ANETAR
3.Dr. Orhan SAKIQI ANETAR
4.Dr. Faruk KABA ANETAR
5.Prof. Shpëtim KODRA ANETAR
6.Niazi KOSOVRASTI ANETAR
7.Asim PREGJA ANETAR
No comments:
Post a Comment