Friday, January 23, 2015

   SHFAQET DOKUMENTARI  PREMIERE “DIBRA E MADHE”


                  Pamje nga shfaqja e dokumentarit "Dibra e Madhe"

Ditën e premte, date, 16 janar 2015 ora 17:00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e  Shkencave në Tiranë u bë promovimi i dokumentarit “Dibra e Madhe”.  I pari dokumentar me një përmbajtje të gjerë mbi historinë e trevës së Dibrës, kulturën, folkun dhe traditat u realizua nën kujdesin e Kryetarit të Dibrës së Madhe, magjistër Rruzhdi Lata; me produksion dhe skenar të gazetares së RTSH-së, Mira Shkurta; regjisor: Ylli Pepo (Artist i Merituar) dhe operator: Denald Grepcka;


   Pamje nga Akademia e Shkencave, Tirane, ne promovimin e dokumentarit "Dibra e Madhe"

Shfaqa e dokumentarit u realizua midis dy promotorëve dhe falë bashkëpunimit mes RadioTelevizionit Publik Shqiptar  dhe Shoqatës “Bashkësisë Dibrane” në Tiranë;
Të pranishëm në promovim ishin, organizatorët e dokumentarit; Kryetari i Dibres se Madhe, z. Rruzhdi Lata, Kryetari i Bashkisë Peshkopi, z. Ilir Krosi; përfaqësues të komunitetit dibranë në Tiranë, përfaqësues nga shoqata “Tirana”, intelektual, akademik, studiues, artist etj. Pas fjalës përshënetëse nga ana e kryetarit z. Lata, si dhe pas përshëndetjeve  të bëra nga ana e organizatorëve u dha ne nje përbledhje prej 50 minutash nga pjesa e parë dhe pjesa e II-te e tij. 

   Shfaqja e dokumentarit premierë "Dibra e Madhe" në  Akademinë e Shkencave në Tiranë



Pamje nga shfaqja e dokumentarit premiere

Pas përfunimit të dokumentarit premierë “Dibra e Madhe” në sytë e të  ftuarve, kishte mallengjim, lot ne sy, entuzisem dhe emocion, i cili shoqeronte cdo breze; Nga ana e kryesise se Bashkësise Dibrane u dhanë “Çertfikata Mirënjohjeje” per Kryetarin Lata,  çertifikate e cila ju dorezua nga Ing. Tofik Jegeni; për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, z. Martin Leka, ju dorezua nga Kryetar i SHBD, Mira Pirdeni; për gazetaren dhe producenten e dokumentarit, Mira Shkurta, ju dorezua nga SHLID, Shpëtim Cami;  për regjisorin: Ylli Pepo (Artist i Merituar); ju dorezua nga anëtari i kryesise se “Bashkësisë Dibrane” Prof. dr: Bujar Kapexhiu (Mjeshtër i Madh); 


Pamje nga fjala e kryetarit Rruzhdi Lata për dokumentarin

Gjithashtu kjo Mirënjohjeje ju dha dhe familjes Mexhit dhe Shtesa Capa, të cilët sponsorizuan dokumentarin; Ing. Petrit Paçuku, për punën e tyre. Çertfikatat e Mirëjohjes  ju dhanë organizaoteve me propozimin e kryesisë së Shoqatës “Bashkësia Dibrane” me motivacionin: “Për ruajtjen dhe mbajten gjallë të lidhjeve historike, kultutore dhe atdhetare mes Dibranëve të Tiranës me qytetin e Dibrës së Madhe. Më pas diskutimi mes organizatorëve u zhvendos plotë emocion në koktein e shtruar  ne hollin e Akademisë së Shkencave.



                  Ceremonia për dhënjen e Çertifikatave të Mirënjohjes 
 Në foto:  Prof. Bujar Kapexhiu, Ing. Tefik Jegeni, Mira Shkurta, Rruzhdi Lata dhe Rregjisor Ylli Pepo.

No comments:

Post a Comment