Friday, December 19, 2014

PROMOVIM

Presidenti Nishani merr pjesë në promovimin e librit të dytë enciklopedik “Edhe 100 figura dibranësh” të studiuesit Arian Kadiu

Akademia e Shkencave ne Tirane, 28 qershor 2013
Presidenti i Republikës Bujar Nishani mori pjesë pasditen e të premtes në promovimin e librit të dytë eniklopedik “Edhe 100 figura dibranësh”, me autor shkrimtarin dhe studiuesin, Prof. Dr. Arian Kadiu. Duke i shprehur mirënjohjen autorit për
punën e madhe shkencore, Presidenti Nishani theksoi se kjo vepër i bën jehonë kontributit mbarëkombëtar të trevës dibrane.   Më tej, duke vlerësuar lart patriotizmin, atdhedashurinë, kontributin e madh të brezave të tërë të kësaj treve, Kreu i Shtetit vuri në dukje se dibranët me mençurinë e tyre kanë arritur të mëkojnë tek të gjithë shqiptarët një ndjenjë të madhe respekti.   Presidenti i Republikës vlerësoi punën e
shoqatës “Bashkësia dibrane” në promovimin e veprave të tilla duke e konsideruar këtë mbështetje një akt të përgjegjshmërisë qytetare dhe një shembull që duhet marrë edhe nga shoqatat e tjera.
Pasi shprehu angazhimin e tij në vlerësimin e personaliteteve të shquara nga çdo trevë e vendit, Presidenti Nishani inkurajoi shoqatat e ndryshme që të bashkëpunojnë më fort me institucionet e shtetit për evidentimin e vlerave dhe kontributeve të shquara ende të pavlerësuara.     Në këtë veprimtari të organizuar nga shoqata “Bashkësia dibrane” me ndihmën e disa shoqatave të tjera morën pjesë drejtues të institucioneve kushtetuese, studiues, shkencëtarë, shkrimtarë përfaqësues të njohur të komunitetit dibran.

Burimi: Marre nga faqa zyrtare e Institucionit te Presidentit te Republikes se Shqiperise;

No comments:

Post a Comment