Kryetari i Dibrës Mr. Ruzhdi LATA takohet në 8 Mars me komunitetin dibranë në Staten Island
Kryetari i Dibrës, Mr. Ruzhdi LATA takohet me komunitetin dibran në Staten Island – Takim me temën: “Ju, bashkë me Kryetarin, do ta ndërtoni Dibrën!”
STATEN ISLAND: Njoftohen të gjithë dibranët në zonën e Tri-Shtetshit se më datën 8 mars 2014 ora 12 e mesdrekës deri në orën 4 të pasdrekes, do të mbahet takimi me të parin e Komunës së Dibrës Mr.Ruzhdi LATA.
Takimi do të mbahet në lokalin, Klubi “Dibra”, Takimi është i organizuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra” dhe është i hapur për të gjithë dibranët.
Ky takim ka një rëndësi të veçantë për të zhvilluar një bashkëbisedim me Kryetarin e Dibrës dhe dibranët që kan një pjesë të jetës së tyre në Dibër të Madhe dhe që jetojnë me hallet e brengat e familjeve të tyre në Dibër të Madhe.
Kryetari i komunës së Dibrës, Mr.Ruzhdi LATA ka dëshmuar në detyrë këta 11 muaj prej kur e mori drejtimin, se ka për të realizuar gjitha projektet e pushtetit vendor që ishin premtimet e tij elektorale.
Ai gjithmonë ka shprehur kënaqësinë e tij si kryetar i Dibrës duke potencuar se është kryetar për të gjithë, pa dallim politik, fetar apo nacionaliteti.
“Pushteti vendor në fillim të mandatit tim kishte nevojë për sistemim dhe rregullim të mjeteve financiare, sistemim të vendeve të punës dhe këtë e arritëm me sukses. Në komunën e Dibrës nuk ka më punëtorë me kontratë në vepër por të gjitha kanë vendime, ne nuk duam punëtorë me stres por duam të ketë rehati në vendin e punës”, ka deklaruar në tremujorin e parë të punës së tij si kryetar LATA.
“Kemi paguar shumë borxhe sepse duhej të bëhej një punë e tillë, me këtë rast dua të përmend Ndërmarrjen e Gostivarit “Progres” një vlerë prej 80 mijë euro. Për mua si kryetar është bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët, jam i pari kryetar që nuk kam bë asnjë ndryshim kadrovik në komunë e jo më në institucione të tjera”-ka potencuar LATA.
Sa i takon projekteve ai deklaruar se për këtë kohë janë bërë shumë punë , asfaltime të lagjeve të shumta.
Sipas tij nuk ka pasur tender në këto projekte, sepse i gjithë materiali është ofruar nga pushteti vendor, ndërsa krahu i punës ka qene vetë qytetari i lagjes.
Ai ka pasur në fokus asfaltimin në lagjet “Varosh”, “Inqarit”, “Konjarëme”, “Bomovë”, “Tabakane”, rrugëve “Dervish Mustafa”, “22 Dhjetori”, “Xhavit Ushtelenca” si dhe asfaltime të akseve dhe mbushje të gropave në qytet.
Përgatitje po ashtu edhe për pllakëzim të rrugëve tjera të qytetit, përmirësimi i gjendjes së rrugës për në kalimin ndërkufitar “Bllatë” në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”, asfaltimin e rrugës në lagjen “Rajçicë”, ndikimi i përfundimit në aksin rrugor “Dibër-Strugë” dhe vendosjen e gurthemelit të gjimnazit në fshatin Mogorçë.
Kryetari LATA gjithashtu ka në plan edhe disa projekte të tjera në sferën e urbanizmit për planin e përgjithshëm detal urbanistik,rikonstruimin e pusetave të ujësjellësit si dhe takimet dhe pjesëmarrjet e tij nëpër manifestime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
Këto janë disa nga projektetet e tij, për të cilat ju si dibranë që keni një pjesë të jetës suaj atje në Dibër të Madhe, dhe çdo ditë mendoni e punoni edhe për prindërit tuaj atje që mund t’i diskutoni së bashku me të parin e Dibrës, Kryetarin e Komunës Mr.Ruzhdi LATA.
Nder te tjera ne takimit me Komunitetin Dibrane ne SHBA lidhet dhe me mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme (zgjedhje te anticipuarana) ne Maqedoni, ku nga Komuniteti i Shqiptareve ne Amerike, do te kete perfaqsuesit dhe zerin e tyre te diaspores ne Kuvend.
Burimi: Nga Gazetari Beqir Sina, New York, SHBA.

No comments:
Post a Comment