Saturday, December 8, 2012

Koncert Festiv 100 vjetori



Atdhe Hatibi, Ervin Culi, Tofik Jegeni dhe Saimir Shehu

Pamje nga mbremja festive ne Diber te Madhe, Saimir Shehu,  Agim Krajka, Yllka Causholli.

Pamje nga atmosferta artistike me kenge patriotike


Pamje nga mbremja festive ne Diber te Madhe

                
Pamje nga atmosferta artistike me kenge patriotike


Nate Gala ne Diber te Madhe per festen e Pavaresise Kombetare


Me rastin e 100 Vjetorit te festes se Pavaresise Kombetare, si ne çdo qytet te Shqipërise, veçanerisht ne Tirane dhe ne Vlore,  kjo feste u festua me kompozitet dhe organizimin me serioz te autoriteteve vendore. Por dhe ne qytetin e Dibres se Madhe ishin marre masa serioze dhe adeguate per mirorganzimin e nates se 28 nendorit, per nder te 100 Vjetorit te Pavaresise. Me ftese te pales organizatore biznesmenet “Vellezerit Hatibi” si dhe mbeshtetjen artistike te kantautorit nga Dibra e Madhe me nje pervoje te gjere dhe te gjate ne fushen e muzikes ne SHBA, Z. Saimir Shehu, u realizua nje aktivitet artistik dhe koncertor ne Restorant “Uraniku” me pjesemarrjen e rreth 450 te ftuarve shqiptar nga Dibra e Madhe, Shkupi, Tetova, Tirana, Amerika, Italia, Skandinavia etj. Ne kete mbremje mernin pjese me ftese te organizatoreve dhe nje perfaqesi me artist, njerez te medias dhe komunikimit me prejardhje nga Dibra e Madhe, si dhe nje disa familje te hershme dibrane te cilet pas vjeshtes se vitit 1913 u vendosen perfundimisht ne Tirane. 
Pamje nga tavolina e komunitetit dibrane ne Tirane

Ne delegacion nga Tirana mernin pjese: Mjeshtri i madh i muzikes Shqiptare, kompozitori Z. Agim Krajka ku pjesemarrja e tij u prit me entuziasem dhe duartrokitje te zjarrta dhe emocionuese nga publiku pjesemarres ne kete mbremje. Artisti i mirenjohur i skenes Shqiptare, Prof. Bujar Kapexhiu dhe anetar i Kryesise se Shoqates “Bashkesia Dibrane”, studuesi Prof. Dr. Arian Kadiu anetar i Kryesise se Shoqates “Bashkesia Dibrane”, Projektuesi dhe Inxhinjeri i Rruges se Arberit Dr. Faruk Kaba, Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit, Yllka Causholli, N/Kryetari i Komtetit per Rrugen e Arberit, Z. Tofik Jegeni, N/Kryetari i Komitetin per Rrugen e Arberit (perfaqsues i diaspores Shqiptare) biznesmeni Z. Ibrahim Kolari,  si dhe Trajneri i mirenjohur i basketbollit shqiptar Z. Astrit Greva, sipermarresi Igli Pustina, Prof. Luan Pirdeni etj. Ky aktivitet u realizua nen regjine dhe skenografine e regjizorit te mirenjohur Z. Hervin Culi.
Pas hapjes se aktivitetit nga kantautori Z. Saimir Shehu,  i cili promovoj dhe kengen e tij me te re me rastin e 100Vjetorit te pavaresise, u kendua “Hymni Kombetar” nga nxenesit e shkolles se muzikes si dhe pjese me poezi patriotike nga krijmtaria e poeteve kombetar si: Cajupi, Azdreni, Fishta, Mjeda, Migjeni etj. Me pas pershendeten aktivitetin Z. Argetim Fida, Kryetar i Komunes Diber e Madhe, pas tij Z. Rruzhdi Lata, Myfti i Dibres se Madhe, si dhe poeti Z. Agim Doçi,  ku teksti i kenges se ideuar prej tij “Hymni i 100 Vjetorit” i kenduar dhe prezantuar per publikun Shqiptar nga pese kengetar qe perfaqsojne 5 trevat shqiptare, u prit me emocione dhe lot ne sy nga pjesemarresit dhe u transmetua disa here. Ndersa ne fjalet e tij kompozitori i mirenjohur dibran, Agim Krajka me fjale emocionuese nga pritja e vecante qe autoritetet vendore dhe organizatoret i rezervuan Z. Krajka tha se: Nuk vlen te themi me fjalet se Dibra e Madhe si “Britania e Madhe”,  por vlen te themi me praktike dhe me shpirt se Dibra e Madhe dhe Shqiperia e Madhe, jane nje komb”. Pas ketyre fjaleve nga salla pati duartokitje te vazhdueshme dhe emocionese.
Me pas nga pala e organizatoreve te mbremjes Gala dhe Koncertore pati falenderime ne adrese te  perfaqsuesve te komunitetit Dibrane ne Tirane te cilet organizatoret do te thonin se  pavaresisht faktit te largesise dhe ecjes se viteve ato ruajne ndjenjen e te qenurit dibrane, por dhe zakonet, traditat dhe vlerat historike nga Dibra e madhe, qytet i bekuar, me histori dhe me mesazh per çdo brez.
Pritje nga Myftiu i Dibres se Madhe, Prof. Dr. Ruzhdi Lata

Gjithashtu perfaqsuesit e disa familjeve te vjetra dibrane u priten nga Myftiu i Dibres Z. Ruzhdi Lata, te cilet me emocion shkembyen komunikim vllazerore dhe rikthyen ne memorien e tyre,  vitet e dhuneshme te eksodit te vitit 1913 te largimit te dibraneve nen peshen e dhunes me statusin e emigrandeve(muhaxhireve), me qellimin se nje dite do te rikthehen perseri ne vendin e tyre. Me pas ne takim u fol dhe per rolin e disa figurat kombetare dhe fetare ne shpalljen e pavaresise se shqiperise.
Diten e enjte dt. 29 nentor, anetaret e komitetit per Rrugen e Arberit si dhe perfaqsuesit e komunitetit dibrane ne Tirane u priten nga Kryetari i Komunes se Dibres se Madhe, Z. Argetim Fida, i vili i njohu te pranishmit me aktivitetet e realizuara nga Komuna per nder te 100 Vjetorit te pavaresise si dhe investimet qe jane bere nder vite ne sektor te ndryshem te ekonomise dibrane. Z. Fida falenderoj pjesemarrjen e tyre ne mbremjen Gala te 28 nendorit dhe mesazhin qe jep sot komuniteti dibrane ne Tirane. Ne kete takim u shkembyen kujtesa dhe vleresime per kontribuesit e aktit te pavaresise si dhe u fol mbi ecurine dhe domosdoshmerine e ndertimit me procedura te pershpejtuara te Rruges se Arberit, si e vetmja shprese dhe prespektive qe ndihmon rimekembjen ekonomike dhe transportuale si dhe nje rruge e cila afron akoma me shume Dibranet e Tiranen dhe komunitetet e tyre respektive.
Pas perfundimit te  takimit me kryetarin e Komunes Z. Fida, delegacioni nga Tirana qe mori pjese ne kete aktivitet u nis per tu rikthyer ne Tirane.
Fotografi ne zyren e Kryetarit Z. Argetim Fida
Pamje nga takimi me Kryetarin Z. Argetim Fida

Fotografi e perbashket permbyllese e takimit




No comments:

Post a Comment