Bashkesia Dibrane feston 20 vjetorin e themelimit |
20 vite më parë themelohej Bashkësia Dibrane
Më datë 22.12.2012, Bashkësia Dibrane
organizoi një mbledhje jubilare, duke u përqendruar në 20 vjetorin e themelimit
të kësaj shoqate. Të pranishëm ishin edhe antarë të kryesisë së shoqatës
“Tirana”. Në fjalen e tij kryetari i shoqatës, Dr. Faruk Borova, falënderoi
pjesëmarrësit dibranë, por më shumë theksi u vu tek pjesëmarja e shoqatës
Tirana. Në vijim
z. Borova vijoi me fjalën e tij ku ai theksoi:
Angazhimin e
26 personave, burra dhe gra, të cilët me një përkushtim të madh morën përsipër të
krijonin këtë shoqatë, si vazhduese e punës së shoqërisë, “Bashkimi Dibran”
themeluar në Dibër të Madhe, pikërisht më 26 dhjetor, të vitit 1908, ditë kur u
themelua edhe Bashkësia Dibrane, pra më 26 dhjetor 1992. Ishin pikërisht këta 26 persona, që
konsiderohen grupi nismëtar i krijimit të kësaj shoqate, e cila vazhdon
aktivitetin e saj me përkushtim edhe në ditët e sotme. Me qenë se një pjesë e këtyre
personave që themeluan shoqatën sot nuk janë më, kryetari aktual i shoqatës propozoi
një minutë heshtje në nderim të veprës së tyre në cdo fushë, përfshirë dhe Bashkësinë
Dibrane.
Më pas e merr fjalën e mori z. Aziz
Ndregjoni, i cili solli kujtimet e tij nga grupi nismëtar. Në vazhdim, zv.
Kryetarja e shoqatës, Znj. Mira Pirdeni, i dhuroi Z. Aziz Ndregjoni, një tufë
me lule dhe një letër mirënjohje në emër të gjithë nismëtarëve, që e themeluan
këtë shoqatë.
Kryetari i shoqatës z. Borova e vuri
theksin që vitin tjetër mbushen 100 vjet nga eksodi i madh i dibranëve nga
Dibra e Madhe, të cilët kryesisht kanë ardhur në Tiranë. Me këtë rast është
biseduar dhe është rënë dakord me “Shoqatën Tirana”, që në vitin 2013, për të
kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme të Dibranëve, të realizohet së bashku
me Shoqatën Tirana, një aktivitet i madh kulturor-artistik, në nderim të këtij
qyteti dhe kryesisht të qytetarëve të
saj, që i pritën me shumë bujari të ardhurit (muhaxhirët dibranë), por nuk mund
të lihet pa u përmendur edhe fisnikëria e atyre muhaxhirëve me sjelljet e tyre.
Në fund të takimit u ra dakord, që
cdo dibran apo tiranas, që ka në memorjen e tij ngjarje të dëgjuara nga
para-ardhësit tanë, apo dokumente të ndryshme, t’i sjellë pranë kryesisë së
Shoqatës, në mënyrë që të trajtohen në atë takim të përbashkët vitin e ardhëshëm.
Në mbyllje kryetari, me qenë se ky ishte aktiviteti i fundit për këtë vit në emër
të kryesisë së shoqatës i uroi pjesëmarrësit dhe nëpërmjet tyre të gjithë
dibranët dhe tiranasit: “ Për shumë vjet gëzuar Vitin e Ri, 2013”.
Në këtë takim u vendos gjithashtu që rreth datave 10 - 15 janar do të mblidhet kryesia për të shqyrtuar një sërë problemesh të shoqatës dhe
planin e aktiviteteve të tjera për vitin 2013.
Foto te ndryshme nga ky aktivitet...
Znj. Mira Pirdeni i dhuron Z. Aziz Ndregjoni, një tufë me lule dhe një letër mirënjohje në emër të gjithë nismëtarëve, që e themeluan këtë shoqatë. |
No comments:
Post a Comment