Monday, November 26, 2012

Festivali i Filmit Shqiptar


FESTIVALI I FILMIT SHQIPTAR NE DIBER TE MADHE



Diten e premte  date 8 nentor 2012 ne oren 18:00 u hap edicioni i Pare i Festivalit te Filmit Shqiptar ne qytetin e Dibres  se Madhe. Ne kete festival u shfaq naten e pare filmi i mirenjour Shqiptar “Nentori i Dyte” i restauruar, me regji te regjizorit Vikor Gjika, si me pas u trasmetua nje perbledhje (insert) ne formen e nje “Akademie Perkujtimore” per nder te aktoreve qe i mungojne skenes shqiptare si: Sulejman Pitarka, Sander Prosi, Kadri Rroshi, Violeta Manushi, Ndre Shkjezi, Ndrek Luca, Serafin Fanko, Beb Shiroka etj. Pjesemarres ne kete aktivitet artistik ishin drejtues te qeversijes vendore, qytetar, te rinje dhe nxenes. Ky aktivitet u realizua me mbeshtjetjen e Kryetarit te Komunes Diber e Madhe-Maqedoni Z. Argetim Fida. Kordinatore e ketij aktiviteti ishte Znj. Yllka Cusholli, me cilesine e Kryetares se Komitetit per lobim per Rrugen e Arberit. E vecanta e ketij festivali ishte pjesemarrja  nga Tirana enkas per kete festival i artisteve si: Aktorja e mirenjohur e skenes Shqiptare Znj. Tinka Kurti (Nder i Kombit), Aktori Prof. Birçe Hasko (Artist i Popullit) si dhe poeti Agim Doçi. Pas fjales se mbajtur nga Kryetari i Komunes Dibrer, Z. Fida, mbi rendesine qe shfaq per kete 100-vjetor te pavaresise filmi shqiptar, ai vleresoj perfundimim me sukses te Festivalit te Teatrit Shqiptar qe u mbajte muajin e kaluar ne Diber. Nder te tjera Kryetari Fida, e vuri theksin tek pergatitjen qe administrate e Komunes po realizon qe kete 100 vjetor te Pavaresise,  ku te festohet sa me gezueshem dhe ne harmoi me te gjithe. Gjithashtu Z. Fida, theksoi se nga data 8 nendor deri ne 28 nendor do te kete aktivitete panderprerej me rastin e pavaresise.
Pamje nga  ceremonia e hapjes se Festivalit te Filmit

Kurse Znj. Yllka Causholli do te vleresonte kete aktivitet si nje obligim paresor per Dibren e Madhe, vendin e te pareve tane qe me pas u zhvendosen ne Tirane duke mos e haruar vendin e tyre te origjines. Jam e emocionuar nga pritja e vecante dhe dashamirese e Dibraneve te cilet e duan dhe e vleresojne artin-theksio Znj. Çausholli. Ndersa poeti Agim Doci duke perdorur ne fjalen e tij pershendetese perpara spektatoreve dhe publikut dibrane notat e humorit, tha  nder te tjera se: “e quaj privilegj dhe nder qe jam dhender dibre, ashtu siç kane qene nje sere figurash te tjere dhendera dibre.” 
Znj. Yllka Causholli, Prof. Dr. Birçe Hasko dhe Nderi i Kombit, aktoria Tinka Kurti

Pas ketyre fjaleve publiku shpertheu ne gaz. Artistet pjesemarres mbajten nga nje fjale pershendetese per publikun artdashes si dhe theksuan  rendesine qe shfaq filmi shqiptar ne trevat shqipfolese ne kete 100 Vjetor te Pavaresise Kombetare. Znj. Tinka Kurti  do te theksonte se:  filmi eshte nje simbol i rendesishem i mirekuptimit dhe bashkejeteses, duke cuar mesazh, e se qytetaret e Dibres kete mesazh e kane kuptuar me artdashurine e tyre”. 
Pamje nga shfaqja e nates se pare te filmit ne Diber te Madhe

Kurse    Prof. Birce Hasko ne fjalen e tij pershendetese perpara spektatoreve e vuri theksin tek uniteti i vlerave kombetare qe ne kete 100-Vjetor duhet te percohet ne cdo vater shqiptare dhe tek emigranet tane jashte trojeve. Ne diten e dyte te festivalit u shfaqen filmat e fundit shqiptar te prodhuar kohet e fundit, si: Balkan Bazar, Amnistia, etj. Qe u priten me interes nga publiku. Diten e djele organizaoret dhe aktoret e festivalit realizuan nje interviste  per DiTV.


No comments:

Post a Comment