Saimir Shatku, Mira Pirdeni-Erduan Kllobucishta
Buqete me lule per artistet e pranishme
Fotografi nga aktiviteti i perbashket SHBD-ASAG
Ditën e premte, dt. 30 shtator 2011 ne sallen Teuta te Hotel Tirana International, shoqata Bashkesia Dibrane-SHBD ne bashkepunim me shoqerine Shqiptare per te gjithe moshat-ASAG, organizoi nje aktivitet me pjesemarres nga fusha e artit, kulture, rinise, sporteve dhe moshes se trete. Kjo veprimtari u organizua ne prag te 1 Tetorit, dites nderkombetare per moshimin, shpallur nga Organizata e Kombeve te Bashkuara. Qellimi i ketij aktiviteti te perbashket mes SHBD dhe ASAG, ishte sensibilizimi i opiniot publik, autroiteteve shteterore dhe i te gjithe moshave per me teper bashkepunim, me perkrahje per moshat e trete por dhe per te gjithe moshimin ne pergjithesi.
Fjala e hapjes se aktivitetit u mbajt nga Znj. Mira Pirdeni Drejtore ekzekutive e ASAG si dhe zv.kryetare e shoqates Bashkesia Dibrane, e cila falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen e tyre dhe rendesine qe i japin kesaj dite. Ajo evidentoj rolin e gruas ne shoqerine tone si dhe sfidat per te ardhmen. Nga ana tjeter Znj. Pirdeni, kishte pergatitur per artistet e pranishem, per Znj. Drita Pelingu (Artiste e Popullit), Znj. Tinka Kurti (Artiste e Popullit) si dhe soprano Znj. Shqipe Zani (Artiste e Merituar) nga nje dhurate: buqeta me lule, ne shenje mirenjohje dhe kontributi per rolet e tyre ne skene.
Nder te tjera ne kete aktivitet nga gazetari Kond Ilia, u lexua deklarata per shtyp e ASAG, e perbere nga 12-rekomandime te botuara nga nje grup specialistesh dhe juristesh me pervoje ne fushen e sigurimeve shoqerore dhe mbrojtjes sociale, raste konkrete nga abuzimi me pensionet dhe kontrbutet sociale per moshimin, te permbledhura ne nje studim te vecante. Nder te tjera Dr. Saimir Shatku, ne fjalen e tij e vuri theksin mbi problematiken qe shqeteson sot kategorite e caktuara te moshes se trete duke bere vleresime mbi legjislacionin social ne Shqiperi.
Ai theksoi se: Megjithese legjislacioni yne juridiko-social ( aktet ligjore dhe nenligjore) ka punuar qe skema e sigurimeve shoqerore te jete me humane dhe sipas parimit social te solidaritetit mes brezave, ajo ende ka nje rrugetim te gjate per te bere deri ne eleminimin e infrormalitetit dhe abuzivizmit me te. Nje tjeter problem qe u evidentua nga Z. Shatku ishte mospasqyrimin ne skemen e funksionimit te sigurimeve shoqerore e kontributeve shperblyese te vecanta per kategori te caktuara, shmangia e informalitetit dhe abuzimit me pensionet duke implentuar teknologjise e re europiane, ate te terheqes se pensionit permes bankomatit(kartes personale apo vendosjes se kodit), si dhe pasqyrimi me marreveshje konkrete dypaleshe per bashkimin e kontributeve per sigurimet shoqerore mes pensionit ne shqiperi me ato qe jetojne ne vendet e tjera te europes dhe me gjere.
Ceremonia u shoqeruar me kendimin e artistes Znj. Shqipe Zani, e cila kendoj dy kenge per te pranishmit.
Aktiviteti u mbyll me nje koktej.
No comments:
Post a Comment