Monday, September 20, 2010
Takime
Bashkëpunim në fushën e Kulturës dhe Studimeve
mes Kryetarit të Shoqatës Bashkësia Dibrane
Dr. Faruk Borova dhe Drejtorit të AIITC Dr. Ramiz Zekaj.
Ditën e mërkurë në datën 15 shtator 2010, Kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane,
Z. Faruk Borova zhvilloj një takim pune në një atmosferë miqësore dhe dashamirëse me Drejtorin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Z. Ramiz Zekaj. Ky Insitut i njohur ndryshe me inicialet në terminologjinë anglese si AIITC, është ndër të parit dhe të vetmit institut kërkimor-shkencor, i cili merret me studimet e traditës së arsimit, të kulturës, letërsisë, si dhe të studimeve Islame në Shqipëri dhe në sferën e rajonit të Ballkanit dhe më gjërë.
Në këtë takim pune, kryetari i shoqatës Bashkësia Dibrane, Z. Borova, i shprehu Drejtorit të AIITC-së, konsideratat më të larta si dhe opinionet më të mira të punës që ka bërë ky Institut në promovimin e vlerave qytetëruese dhe civilizuese si dhe në zhvillimin e performances së kulturës dhe edukimit Islam, në vendin tone si dhe në trevat shqipfolëse. Zoti Faruk Borova, pasi i bëri një përmbledhje të qëllimeve të shoqatës “Bashkësia Dibrane”, i ofroi Drejtorit të AIITC-së ftesën për të bashkëpunuar së bashku në veprimtari kulturore, studimore, si dhe shkencore të cilat lartësojnë në një pjedestal të lartë rolin dhe kontributin e Intelektualëve shqiptar, për mbrojtjen e kombit dhe të fesë në Shqipëri.
Nga ana tjetër Dr. Ramiz Zekaj, falenderoj përzemërsisht iniciativën e ndërmarrë nga ana e Dr. Faruk Borovës, për të vizituar ambjentet e Insitutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. “ Jemi gati për të shtrirë dorën e bashkëpunimit në projektet e juaja, si dhe në projektet tona të përbashkëta” theksoi Z. Ramiz Zekaj. “Ne dhe në kaluarën kemi patur aktivitete me shoqatën tuaj, si dhe me drejtuesit e saj, por larmia dhe intesiteti i gjerë i punës sonë ka bërë që Instituti të shkëputej paksa nga realiteti i shoqatës Bashkësia Dibrane. Por ajo që është më e rëndësishmja theksoi Z. Ramiz Zekaj, është fakti se ju jeni sot këtu për të vendosur dimensione të reja bashkëpunuese me AIITC-në”. Instituti ynë sapo ka përmbushur një aktivitet tepër të rendësishëm në raport të marrëdhënieve mes Austrinë dhe Shqipërinë. Kështu para pak muajsh u zhvillua e para Konferencë Ndërkombëtare Shkencore mes AIITC-së dhe Universitetit të Vjenës, me temë: “ Formimi, e Drejta dhe Feja në Austri dhe Shqipëri” ku u kuptuan se mes sistemeve tona universitare, kulturore, por dhe juridike, ka mjaftë elemente të përafërta dhe të përbashkëta që duhen studiuar dhe krahasuar”, theksoi Z. Zekaj.
Në fund të këtij takimi Z. Borova i dhuroj Dr. R. Zekës, librin e tij me karakter studimor, “Dinastia Shqiptare që Sundoi Misirin (Egjiptin)”, libër i cili është një përmbledhje e studimeve të Dr. Faruk Borovës mbi dinastinë shqiptare që ka qeverisur Egjiptin, studim i kryer gjatë kohës kur ai ishte Ambasador i Akredituar i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, ndërsa nga ana tjetër Drejtori i AIITC-së, Z. Ramiz Zekaj i dhuroi Z. Borova botimin më të ri të Institutit, Fjalorin e Orientalizmave me autor Tahir Dizdarin, botim i realizuar nga AIITC.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment