Monday, August 23, 2010

Rruga e Arberit



Bashkësia Dibrane: Rruga e Arbrit, mbetet prioriteti ynë
Tiranë, 23 Qershor, NOA – Rruga e Arbërit është një nga prioritetet që i ka vënë vetes shoqata "Bashkësia Dibrane", pasi ka si qëllim të afrojë përreth 75 minuta Dibrën e Madhe me Tiranën, por dhe si një mundësi më shumë për të bashkuar trojet shqip-folëse në një komb dhe në një gjuhë të vetme, si dhe një potencial më i lartë ekonomik dhe industrial mes dy vendeve.Një fakt të tillë e theksoi ish-diplomati shqiptar,
Dr. Faruk Borova, i cili u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, më dt.10 qershor 2010, nga Këshilli i Përgjithshëm i Shoqatës SHBD-ne.

Pamje nga aktiviteti i Shoqatës “Bashkësia Dibrane”
Sipas tij, mbetet një mision i rëndësishëm me karakter patriotik dhe kombëtar ai i Bashkësisë Dibrane, duke synuar sa më shumë bashkëpunim me shoqatat e tjera simotra, jo vetëm në Shqipëri, por dhe ato që ndodhen në trojet etnike shqiptare, por dhe në diasporë si SHBA, Kanada, Australi dhe në Europë. Rruga e Arbërit, do të jetë investimi më i rëndësishëm i shtetit Shqiptar pas, ndërtimit të rrugës patriotike, që lidh tashmë Tiranën me Prishtinën, u theksua nga kryetari Borova, në këtë aktivitet.

Nga: NOA press.

No comments:

Post a Comment