Wednesday, November 27, 2013

GEZUAR FESTEN E PAVARESISE !


SHOQATA BASHKESIA DIBRANE JU URON GEZUAR FESTEN E 101 VJETORIT
TE INDIPENDENCES SHQIPTARE.  HOMAZH, RESPEKT, PERULJE DHE LUTJE PER  TE GJITHE ATA SHQIPTAR QE LUFTUAN PER CESHTJEN KOMBETARE ME PUSHKE, ME PENE, ME BESIM DHE DUKE MBAJTUR LARTE VLERAT NJEREZORE DHE KOMBETARE. 




               




GJEJME RASTIN NE KETE JUBILE TE PAVARESISE PER TE VLERESUAR ROLIN DHE KONTRIBUTIN E VECANTE TE DY PERFAQSUESVE DIBRANE  NE KUVENDIN E VLORES TE 28 NETORIT 1912, HAXHI HAFIZ VEHBI DIBRA (AGOLLI) DHE HAFIZ SHERIF LANGU.    U PREFSHIN NE PAQE.


Thursday, November 14, 2013

BERISHA QYTETAR NDERI NE DIBER TE MADHE

DIBRA E MADHE DO TA SHPALL QYTETAR NDERI Prof. Dr. SALI BERISHËN
Komuna e Dibrës se Madhe do ta shpall Qytetarë Nderi ish Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.
Kryetari i Komunës së Dibrës Mr.Ruzhdi LATA tha se janë tre arsye që ky individ të shpallet qytetar nderi i Dibrës.

“Berisha është një ndër iniciatorët e sjelljes së demokracisë në Ballkan dhe në të gjitha trojet shqiptare. Vitet 1991-1992 ishin vite që ne nuk i harrojmë por duhet që të mos i harron edhe historia, arsyeja e dytë janë raportet ndërshtetërore sepse Berisha njohu shtetit e Maqedonisë, kombin, gjakun dhe përherë Republika e Shqipërisë ka pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë . Arsyeja e tretë është se ne kemi farefis në Shqipëri të cilët nuk i njihnim dhe nuk na njihnin. Berisha mundësoi që gjaku të njeh gjakun, farefisi të njeh farefisin. Me Berishën u realizua çdo gjë edhe pse ai nuk gëzon asnjë post, ne jemi ata që duhet ti japim vlerat e atdhedashurisë, përfundoi Lata.

Me date 31.10.2013 Keshilli komunal Dibër,me propozim të Kryetarit të Komunës Mr.Ruzhdi LATA vendosi që prof.Dr Sali Berisha Qytetar Nderi i Dibrës së Madhe.
Kryetari LATA falenderoi keshilltarët për votimin unanim nga të gjithë partitë përbërëse të këshillit.
BDI,PDSH,VMRO,LSDM,PAI ,Partia Turke dhe antari i panvarur.Të cilët përbëjnë Këshillin komunal në Dibër.

Propozimin e këtillë e miratuan njëzëri të gjithë këshilltarët e këshillit komunal dhe pllaketa e shpalljes dhe çelësi i qytetit do të dorëzohet nga ana e Kryetarit të Komunës në prani të anëtarëve të Këshillit të Komunës.

Komuna e Dibrës deri më tani ka shpallur qytetar nderi Bamir Topi, ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sine Hollan nga Norvegjia, Dr. Azmi Dibra, mikrobiolog me origjinë dibrane dhe Nikollas Knauf nga Austria.

Burimi informacionit: www.dibrane.com dhe Koha.net
Date: Tetor 31,2013,  në orën 12:12.MD

KONFERENCE KOMBETARE SHKENCORE NE DIBER TE MADHE




Konferencë shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913

Në organizim të pushtetit vendor të Dibrës dhe në bashkëpunim me shoqatën ,, Bashkësia Dibrane ,, nga Tirana, u mbajt konferenca shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913.


Në këtë panel ishin të pranishëm përfaqësues eminent nga Tirana, Peshkopia, dhe Dibra të cilët dhanë historiatin e gllabëruar të Dibrës, e cila ka qenë një ndër vilajetet më të pushtuara nga ana e të huajve.


Kryetari I Dibrës, Ruzhdi Lata duke përshedetur të pranishmit theksoi : ,, Është ditë e veçantë për Dibrën dhe për 100 mysafirët e Tiranës sepse është rast I veçanta për të gjithë ne, sepse këtu shpaloset historia e Dibrës, sepse ka qenë shënjestër nga të gjithë llojet e sistemeve politike në këto troje, por Dibra mbijetoi. Me zullumin që iu bë, më vështirësitë që përjetoi , me migrim masiv në Tiranë ku Dibra u shpraz , prandaj në mënyrë shkencore profesorët me ligjeratat dhe kumtesat e tyre do të japin realitetin e thuktë të qytetit të Dibrës,, tha Lata. Sipas tij Dibra mbetet obligim për ne por duhet tu përkushtohemi edhe dibranëve në Tiranë, sepse ne jemi një gjak një shpirt, jemi dibranë dhe do mbesin tanë jetën, potencoi Lata.


    Dr. Gafur Zoto, Prof. dr. Agron Tufa, Prof. Mahmut Hysa, Prof. Uran Butka, Dr. Qerim Lita.

 Ne foto. Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes z. N. Kosovrasti me Kryetarin e Komunes Diber e Madhe-Rr. Lata

    Pamje nga Konferenca Shkencor ne sallen: "URANIKU", Hotel VENEC, Diber e Madhe, 28 Shtator 2013
   Ne foto: N. Vorpsi, S. Shatku, I. Krosi, T. Jegeni, G. Ostreni, Rr. Lata, N. Kosovrasti, T. Kosovrasti, Y. Pilku, B. Mashkulli

Kryetari i Bashkësisë së Peshkopisë, Ilir Krosi nënvizoi se Dibra ka vlera të mëdha dhe se duhet të vazhdojmë amanetin e të parëve tanë sepse të dyja Dibrat kanë evokim të madh të vlerave kombëare, përfundoi Krosi.

Ligjërues të kumtesave shkencore ishin Pr. Dr. Mahmut Hysa, Pr. Dr. Uran Butka, studiuesi nga Shkupi, Qerim Lita, historian Gafur Zoto dhe sekretari i shoqatës "Bashkësia Dibrane"  Phd. Saimir Shatku.

Dibrani pr. Dr. Mahmut Hysa dha një elaborat me temë ,,Konferenca e Ambasadorëve në Londër,, në të cilën kumtesë përmendi ndarjen e kulaçit të Dibrës, nga vendet ballkanike dhe forcat e mëdha Evropiane, duke mos anashkaluar këtu Gjakovën , Shkodrën, Pejën, Janinën, Shqipërinë etj.

Sekretari i shoqatës ,"Bashkësia Dibrane," Saimir Shatku pasi përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi Komunën Dibër për bashkëpunim të suksesshëm, ftoi që të ngjitet në podium Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës  z. Niazi Kosovrasti që në emër të Komunitetit Dibran në Tiranë  ti dorëzojë " Certifikate Mirënjohjeje" Kryetarit të Dibrës z. Ruzhdi Lata për kontributin e madh në sferën e historisë kombëtare dhe bashkëpunimit me Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe komunitetin dibran ne Tirane. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës z. Niazi Kosovrasti duke përshëndetur të pranishmit potencoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më të lartë ndërmjet komunitetit dibran të Dibrës dhe të atyre që jetojnë në Tirane, si në data historike, ne promovimin e trashegimise kulturore,  ashtu edhe në sfera tjera shoqërore. I gjithe aktiviteti dy ditor 28-29 shtator 2013, per 100 mysafiret dibrane te Tiranes, u mbeshtet nga suporti financiar i bizesmenit dibrane me banim ne SHBA-ve, z. Ylber Pilku.
Freskimi i fundit (MONDAY, 07 OCTOBER 2013 07:52) komuna Diber e Madhe-Maqedoni

Sunday, November 10, 2013

MBREMJE GALA ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE

    MBREMJE GALA ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE
      ( Me rastin e 100 vjetorit te eksodit masiv dibrane ne Tirane)

Ne kuader te 100 vjetorit te komunitetit dibrane ne Tirane (20 shtator 1913-20 shtator2013), Kryesia e Shoqates "Bashkesia Dibrane" ne bashkepunim me Komunitetin dibrane ne Tirane, Shoqaten "Tirana", diten e djele, date 22 shtator ora 19:00 organizuan  Mbremje Gala ne Bar-Restorant "BERLUSKON".
Te pranishem ne kete verpimtari ishin: Intelektual, artist, kengetar, qytetar Dibrane dhe Tiranas, dashamires te artit, kultures dhe traditave Dibrane dhe Tiranase. Morri pjese nder te tjera: Kryetari i Bashkise Tirane dhe njeheresh,  Kryetar i Partise Demokratike i Republikes se Shqiperise, Lulzim Basha, Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Niazi Kosovrasti,  Kryetari i Komunes Diber e Madhe-Maqedoni, Rruzhdi Lata, Kryetari i Minibashkise Nr. 8 ne Tirane dhe njeheresh, Kryetar i Shoqates "Tirana" Arben Tafaj  si dhe kengetari dibrane me banim ne Amerike, Haxhi Maqellara.

                             Ne fotografi: dhenja e Titullit "Mirenjohje e Tiranes" 
                                                       H. Maqellares nga z. Lulzim Basha

Pas fjales se hapjes se mbremjes artistike nga moderatori: Bujar Kapexhiu, anetar i Kryesise se Shoqates "Bashkesia Dibrane" ne Tirane, i cili i uroj te pranisheve mireseradhjen e tyre ne promovimin dhe te Bar-Restorant-Piceri  "BERLUSKON", me investitor dhe pronar: Shpetim XHILAGA, falenderoj Bashkine e Tiranes, Kryetarin e saj, Z. Lulzim BASHA,  i cili i propozoi Keshillit Bashkiak te Tirane, dhenjen e Titullit "Mirenjohje e Tiranes" per bilbilin e kenges dibrane: Haxhi MAQELLARA. Pas ketyre fjaleve moderatori ftoj ne foltore, Kryetarin Basha, K.K.Bashkiak te Tiranes z. Kosovrasti, Kryetarin e Dibres se Madhe, z. Lata, per tja dhuruar bashkarisht kete titull z.Maqellara.
Ne fjalen e tij, z. Basha, e vuri theksin tek traditat e shelqyera dhe bashkejetesen brilante mes tiranasve, dibraneve dhe komunitetit çam qe jetoj dhe punon ne Tirane. Ai thesoi faktin se ashtu siç mbisundon ne vendin tone harmonia fetare, e tille eshte dhe bashkejetesa mes komuniteteve ne Tirane. Ai shprehu deshiren dhe kenaqesin e veçante per te qene i pranishem ne kete mbremje plot gezim dhe harmoni. Ndersa ne fjalen e tij, z. Lata vuri ne dukje veshtiresit, mallin dhe sfilitjet e Dibraneve te tiranes per te pare votrat e tyre, vuajtje te cilat filluan ne vjeshten e 1913, e nuk perfunduan dhe gjate periudhes se monizmit tek Shqiptaret. Keto vuatje do te perfundonin, theksoi z. Lata, me ardhjen e demokracise dhe lirise se individit tek populli shqiptar ne vitin 1992, ku do te perfitonin dhe dibranet e Tiranes.
Ne foto: B.Kapexhiu, A. Tafaj, H.Maqellara, L. Basha,  
Sh. Xhilaga, Rr. Lata dhe N. Kosovrasti

Me pas per nder te te ftuarve mbemja kalon me kenge, humor, parodi dhe grimca gazmore  me te ftuar si: Haxhi Maqellara, Behar Mera, Skender Sallaku, Veli Rada, Jorgo Papingji, Agim Doçi, Bujar Kapexhiu etj.


                                   Ne foto: N. Kosovrasti duke folur per H. Maqellaren

Nga bilbili i kenges dibrane, H. Maqellara, u kenduan disa kenge si: "Faleminderit moj Tirane", "Jam krenar qe jam Dibrane", etj. Gjithashtu per 100 vjetorin e eksodit masiv dibrane, ku enkas live dhe per here te pare per publikun kenga me te re e H. Maqellares "Defton gjyshja dibrane". Poezia dhe teksti i kenges  u pergatit nga poeti: Remzi Zeqja, muzika: Saimir Cili. Kenga i kushtohet te gjithe atyre gjysheve, qe dhane jeten gjate eksodit dibrane te 1913, te ciliet u larguan por duke mos e harruar kurre vendin e te pareve, vuajtjet dhe lotet ne sy, e te cilet nguliten ne zemrat e pasardhesve te tyre, nipave dhe mbesave dashurine per Dibren.

                      Ne foto: H. Maqellara duke kenduar "Defton gjyshja dibrane"

Ne kete mbremje e cila zgjati deri ne oret e vona te se djeles, morren pjese dhe nje perfaqesi e dibraneve te
Amerikes perfaqsuar nga Kryetari i Shoqates "Dibrane ne SHBA"-Musa Paçuku dhe biznesmeni Ylber Pilku etj. te cilet falenderuan Komunitetin Dibrane ne Tirane, per ftesen ne kete mbremje artistike.


Përgatiti: S. Shatku