Monday, March 31, 2025

URIMI I BASHKESISE DIBRANE PER FESTEN E BAJRAMIN !


                                 

Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, uronë me përzemërsi gëzuar dhe përshumëvjet              Fiter Bajramin !

Pas një muaji agjërimi të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bashkësia Dibrane, uronë të gjithë besimtarët dibran, të komunitetit dibran në Tiranë, të Komunë Dibër, RMV, të diasporës më rajon, europë dhe në SHBA, dhe jo vetëm,  që Zoti t'jua ketë pranuar agjërimin, sakrificat sublime, devotshmërinë dhe adhurimin për besimin tek krijuesit dhe tek vlerat morale dhe humane dhe parimet universale që ato besojnë!


Këtë urim gjithashtu, Bashkësia Dibrane, si një ndër shoqëritë dhe klubet e para historike, e themeluar që më vitin 1908,  ja përcjell dhe shoqatave të tjera që ka bashkëpunim, simotra dhe homologe, kombëtare dhe patriotike, si: Shoqatës "Tirana", Shoqatës "Durrësi", Shoqata "Tirona Intellectum", Shoqata e "Historianëve dhe krijuesve Dibran", Shoqatës "Tirona Autokton", si dhe shoqatave  Patriotike dhe kombëtare "Vatra" edhe "Dibra" me qëndër në New York, SHBA.


                              
             

KRYESIA DHE KESHILLI DREJTUES
BASHKESIA DIBRANE
TIRANE-SHQIPERI,
31 MARS 2025


Sunday, March 16, 2025

Arbër Hajdari, Qytetar Nderi i Komunës Dibër, Maqedonia e Veriut. Misioni vazhdon...!


     

Nuk ishte aspak e rastit që të ishim sëbashku ditën e Premte, datë 14 Mars 2025, me ftesë të Komunës së Dibrës dhe të Këshillit të Komunës, në ceremoninë e vlerësimit me titull "Qytetar Nderi", të Arbër Hajdarit. Vlerat njerëzore marrin kuptim, aty ku ndërthuret, dashuria për vendin, besimi tek Zoti dhe tek kombi, por dhe sinqeriteti dhe përkushtimi për njerëzit në nevojë dhe pamundësi, paparagjykuar asnjë të pamundur apo nevojtarë.

                 

Të pranishëm për të qënë prezent në këtë vlerësim, ër punën e palodhur, enegjitë disa vjeçare, ishin në të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Insitucionin e Komunës Dibër, RMV, Kryetari dhe Lideri i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, miku i familjes Hajdari, biri i Dibrës, Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, z. Ulsi Manja, deputet të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, kryetari i shoqatës "Tirana" z. Ruzhdi Keçi, kryetari i shoqatës "Bashkësia Dibrane", z.Saimir Shatku,  personalitete të jetës akademike, miq dhe të ftuar të familjes Hajdari dhe qytetar të shumtë.

                      

Aktiviteti u hap nga prezantuesi, gazetari i njohur, Dëfrim Met'hasani, i cili pas prezantimit dinjitoz, plotë pasion dhe emocion, ja kaloj fjalën sekretarit të komunës Dibër, z. Ylli Mirzos, për të lexuar jetëshkrimin biografik, të figurës dhe personlitetit të  Arbër Hajdarit, pjesë solemne dhe protokollare para fillimit të vlerësimit me titullin qytetar nderi nga komuna.

                      

Më pas fjalën e mori, z. Fuat Spahiu, i cili bëri një përmbledhje të rëndësisë, dhe të vendimarrjes dhe unanimitetit të votave mes anëtarëve të këshillit të komunës për të vlerësuar njëzëri të gjithë kontributin e Arbër Hajdarit, në humanizëm, vllazërisë dhe mirëkuptimit, kthimin e buzëqeshjes tek moshat e ndryshme të jetës familjare në Shqipëri.

                        

Kryetari i shoqatës "Tirana", prof. Ruzhdi Keçi, znj. Tefta Cami,  por dhe përfaqësuesi i komunitetit dibran i Tiranës, prof. Bujar Kapexhiu, do ta vlerësonin Arbër Hajdarin, si krenari dhe simbol i punëve të mira, por dhe i bamirësisë dhe gjeneratë e një presprektive të re kombëtare.

Kryetari Hekuran Duka, do të theksonte para dorëzimit të titullit "Qytetar Nderi i Dibrës për Arbër Hajdari" se falë solidaritetit, ndihmës së pakursyer dhe paparagjykuar askën për njerëzit, ti sot Arbër ja ke dalë në këtë mision. Pllakata dhe vendimi i firmosur prej kryetarit  dhe kryetarit të këshillit të komunës Dibër, RMV, ju lexuar në prani të sallës dhe motivacionin: "Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, ndihmën e pakursyer ndaj shtresave në nevojë, si dhe për promovimin e vlerave të solidaritetit  dhe bamirësisë, duke qënë një shembull frymëzues për shoqërinë". 

                          

Pas dorëzimit të titullit dhe pllakatës "Qytetar Nderi i Dibrës", dhe  fjalës së kryetarit të Komunës, foli miku i familjes Hajdari por dhe i komunitetit dibran të Tiranës, Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë z. Ulsi Manja, i cili theksoi se: "Në muajin e shenjtë të Ramazanit, ne dibranët por dhe Tiranasit, u bëm bashkë për shumë gëzime, ta gëzosh Arbër dhe kurrë mos hiq dorë nga rrugëtimi, për vlerat e humanizmit, vullnetarizmit dhe fisnikërisë. Asgjë më shumë nuk e fisnikëron njeriun  sesa kjo që po bën ti."

                           

Ndërsa lideri i BDI, kryetari Ali Ahmeti, do ta vlerësonte në fjalën e tij të rastit, Arbër Hajdarin, se hero janë ata që biejnë për atdhe. Ti je sot hero i paqes, i humanizmit dhe vlera njerëzore. Kështu e filloj Nënë Tereza, dhe sot është e shenjtë" Të jesh krenar për vlerat që potencon, dhe të jesh i bindur në rrugëtimin dhe misionin tënd se qëllimet e mira, do të jenë pjesë e sfidave dhe idealeve të tua, i dashur Arbër.

                           

Ndërsa në fund aktiviteti u mbyll me fjalën e Arbërit, si Qytetar Nderi i Dibrës, plotë emocion dhe motiv: Sot është një nga ato momente që e lartësojnë shpirtin dhe e mbushin me krenari dhe mirënjohje, marrja e titulit qytetar nderi i komunës Dibër, është një nder i jashtëzakonshëm, jo vetëm për mua si individ, por për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e të mirës dhe solidaritetit. Ky çmim që po më jepni është i veçantë për dy arsye themelore: Së pari, Dibra nuk është thjeshtë një qytet, por legjendë e gjallë e Shqiptarisë. Të të vlerësojë Dibran, do të thotë të vlerësojë një komb i tërë. Dibranët kudo ku jetojnë, në Shqipëri, në diasporë etj., janë ambasadorët e vlerave tona më të larta, mencurisë, burrësë, qëndresës dhe besës. Aq më teper që ky titull sot, mu dha nga figura historike dhe lideri Ali Ahmeti. Një njeri që ka mishëruar qëndresën, luftën dhe paqen mes Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të mëdhenjë kur bashkohemi për të bërë mirë. Ne jemi të fortë të ndihmojë ata që nuk kanë zë. Ne jemi të përjetshëm, kur lëmë pas vepra që flasin për ne. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falenderojë për këtë nder kaq të madh. Arbri e mbylli fjalën me lutjen e tij: "Zoti e bekoftë Dibrën dhe gjithë Shqiptarët, kudo ku ndodhen!"

                          

Aktiviteti u mbyll me darkën e iftarit të muajt Ramazan. 

Njerëz të tillë, ka nevojë sot e gjithë shoqëria jonë ! Njerëz që duan dhe punojnë për Zotin, vullnetarizmin, punojnë paparagjykuar për punë dhe qëllime të mira, me kauza për të shenjtën, të begatën, dhe humanizmin e kombit Shqiptar.

Nuk duhet harruar fakti, se para dy vitesh, Arbër Hajdari me fondacionin "Fundjava ndryshe", mbështeti dhe loboi që memorali i shoqatës "Bashkësia Dibrane", në shenjë mirënjohje për Tiranasit, të vendosej në hyrje të Qëndrës: "Fundjava ndryshe"



BASHKESIA DIBRANE

TIRANE-SHQIPERI

15 MARS 2025











Thursday, March 13, 2025

TA GEZOJME SEBASHKU "RRUGEN E ARBERIT"

          TUNELI I MURRIZIT, RRUGA E ARBERIT,   (14 MARS 2025)


Nesër, ditë e premte, datë 14 MARS 2025,  është një ngjarje historike dhe për tu vlerësuar me nota të arta në vlerat patriotike dhe kombëtare të shtetit Shqiptar por dhe të mbarë Shqiptarëve, kudo ku jetojnë, punojnë apo studiojnë.  Hapja e Rrugës së shumëpritur të Arbërit !

Kjo Rrugë më në fund, do të bashkojë kombin tonë akoma më afër, pas vite, dekata, shekuj vuajtje dhe mundimesh, për të gjetur dritën e bashkimit kombëtar. Me një distancë prej afro 73 kilometra, apo përreth 45 minuta, do të bashkojë qëndrën e kryeqytetit të Shqipërisë Tiranën, e duke përshkruar Rrugën e Dibrës do të eci drejt Rrugës së Arbërit e për tu ndalur në pikën doganore të Bllatës, që bashkon qytetin e Peshkopinë me Komunën e Dibrës, RMV.

Një investim për tu falenderuar dhe vlerësuar nga ana e Qeverisë Shqiptare, por dhe ne si komunitet dibran në Tiranë, shoqata "Bashkësia Dibrane" e Tiranës,  që kemi lobuar me vite të gjata që kjo Rrugë historike dhe patriotike të realizohet, jemi të emocionuar dhe me lot në sy, do të përjetojmë këtë ngjarje historike mbarëkombëtare, si pjesë e pandarë e trashëgimisë kombëtare.

Shume Shqiptar, dibran, do kenë dashur ta përjetojnë ëmbësinë dhe vlerat ekonomiko-sociale, turistiko-kulturore të Rrugës së Arbërit, por ne do jemi krenar që do ecim nesër dhe në vazhdim në këtë Rrugë.

Lusim Zotin që kombi Shqiptar, të ketë gjithëmonë rrugë dhe prespektiva të tilla zhvilluese....!


VELLEZER DIBRAN !  TA GEZOJME RRUGEN E ARBERIT ! 

Saturday, February 22, 2025

BASHKESIA DIBRANE URON PROF. RRUZHDI KECIN, SI KRYETAR I SHOQATES TIRANA

 

Prof. Asoc. Dr. Rruzhdi Keci
KRYETAR
SHOQATA TIRANA

Shoqata Bashkesia Dibrane ne Tirane, uron permes ketij mesazhi nga faqja zyrtare e ShBD-se, Prof. Asoc. Dr. Rruzhdi Kecin, ne detyren e mbajtesit te pozicionit te kryetarit te shoqates Tirana, pas ndarjes nga jeta para kohe te kryetarit te saj, Arben Tafaj.
Perzgjedhja nga kryesia e shoqates dhe e Keshillit Drejtues te shoqates Tirana ne mbledhjen e jashtezakonshme te saj, mbajtur me date, 04 Shkurt 2025, dhe perzgjedhja e kryetarit te ri, z. Rruzhdi Kecit, Bashkesia Dibrane, do te kete kenaqesine dhe privilegjin te bashkepunoje ne aktivitete dhe iniciativa te perbashketa mes dy shoqatave tradicionale qe veprojne ne kryeqytet, ne Tirane.

Kete urim ja percjell me perzemersi,

Prof. Asoc. Dr. Saimir Shatku

KRYETAR

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE-SHQIPERI

Thursday, February 13, 2025

Prof. ZIAUDIN KODRA, STUDIUES I LETERSISE DHE HISTORISE DHE PERSONALITET I SHQUAR I ARBERESHEVE TE ITALISE



Shoqata "Bashkësia Dibrane", në Tiranë, përkujton  115 vjetorin e lindjes së studiuesit të letërsisë, të historisë dhe të kulturës arbëreshe, Profesor Ziaudin Kodra.

Prof. Kodra, lindi në  Dibër të Madhe më 1909, në një familje me ndjenja patriotike dhe atdhetare. 
Pas ndoqi sudimet e shkollës  së mesme në Gjimanzin e Tiranës dhe më vonë në Liceun e Korçës, ndërsa studimet e larta Universitare i përfundoj në Itali, më 1936 në degën e Letërsisë.

Pasi kthehet në atdhe, iu kushtua me pasion mësimdhënies dhe profesionit të pedagogut, duke dhënë për afro 28 vjet mësim,  lëndën e  letërsisë dhe gjuhës nëpër shkollat e mesme, në Elbasan dhe Tiranë dhe nga viti 1953 si lektor në Insitutin Pedagogjik 4 vjeçar si dhe në Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke hartuar libra, tekste dhe traktate në fushën e letërsisë dhe atë të historisë së Arbëreshve.

Studimi për gjenezën dhe letërsisë Arbëreshe, ishte për Ziaudin Kodrën njëlloj mallëngjimi, përkushtimi dhe vlerësimi  për qytetin e tij të lindjes, Dibrën e Madhe, të cilën e la në moshën 4 vjeçare, sipasojë e pushtimit dhe genocidit të 1913. Profesor Ziaudin Kodra, u nda nga  jeta më 1965.

Me rastin e 115 vjetorit të tij të lindjes, Qëndra e Studime dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, UT-së, organizoi më 18 Dhjetor 2024, simpoziumin shkencor me temë: "Ziaudin Kodra-Studiues i vyer i botës arbëreshë".

Për personalitetin e spikatur, të studiuesit të letërsisë dhe historisë së arbëreshve, Profesor
Ziaudin Kodra, Shoqata "Bashkësia Dibrane", në bashkëpunim me Komunën Dibër, Shoqatën e Historianëve Dibran dhe familjen Kodra në Tiranë, do të organizojnë për nder të tij, një Simpozium Përkujtimor.


BASHKESIA DIBRANE
TIRANE-SHQIPERI
  13 SHKURT 2025






Friday, February 7, 2025

BASHKESIA DIBRANE:TAKIM PERKUJTIMOR ME RASTIN E 110 VJETORIT TE LINDJES SE ARKITEKT GANI STRAZIMIRI

 



Shoqata Bashkësia Dibrane në bashkëpunim me familjen Strazimiri, ju ftojnë në takimin përkujtimor jubilar me rastin e 110 vjetorin e lindjes së Arkitektit të njohur, Gani Strazimiri.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e hënë, datë 10 Mars ora 10:30 në sallën e hollit koncertor, kati II, Teatri i Operas dhe Baletit.


Prania juaj na nderon !


Sunday, February 2, 2025

BASHKESIA DIBRANE: IM MEMORIAM PER NDARJEN NGA JETA TE ING. AGIM KABA

                                  

                          (Tiranë 12.09.1940 - Washington 31.01.2025)


Shoqata "Bashkësia Dibrane" në Tiranë, njofton mbarë komunitetin dibran në Tiranë, miqtë dhe të afërmit e familjes Kaba, se ditën e Premte datë, 31 Janar 2025, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare, në Washington, SHBA, pedagogu dhe Inxhinieri i njohur,  Agim Kaba.

Agim  Kaba, rrjedh nga një familje e njohur e Dibrës së madhe, që u vendosën në Tiranë, mbas eksodit masiv të vitit 1913. Agimi, ishte djali i madh i Jusufit, dhe i Magbule Kaba Pustina.

Agimi, u rrit dhe u edukua në Tiranë, falë traditave dhe trashëgimisë dibrane të kultivuar nga dy familjet Kaba dhe Pustina.

Në vitin 1962, Agimi përfundon studimet me rezultate të larta, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, UPT, në degën Topografi, Gjeodezi, Fotogrameri dhe Hartografi.

Ai ka një aktivitet gati 30 vjeçar në Shqipëri, duke punuar si Inxhinier, pranë Insitutit të Projekteve, Drejtoria Gjeologji-Gjeodezi, pranë Ministrisë së Ndërtimit.

Ing. Agim Kaba, mbahet si autori i disa veprave topogjeodezike në Shqipëri, por dhe i disa piketimesh vepra industriale, linja ujësjellësish, linja të tensionit të lartë, etj.

Gjithashtu ai është autori i bazamenteve altimetrke në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjes, Vlorës dhe fushës së Korçës. Gjithashtu autor i triangulacionit të qytetit të Elbasanit, dhe bazamenteve gjeodezike në një sërë veprash të ndryshme. Studime topogjeodezik të tharrjes së kënetave të Nartës dhe ajo e  Durrësit.

Agim Kaba, është gjithashtu autor i shumë rilevimeve për projektimin e digave e rezervave në të gjithë vendin, nga Hasi në veri e deri tek Vrinë në jug të vendit. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në grupin e ngushtë të punës që u morr me studimin fotogrametik të cedimeve të brigjeve të Liqenit pranë hidrocentralit të Fierzës, si dhe studimit fotogrametik të cedimeve të mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar. 

Në vititn 1968,Agim Kaba, do të specializohej në Pekin, Kinë, për Fotogrametinë Tokësore, dhe do të ngrinte në Tiranë në vitin 1974, të parin laborator fotogrametik tokësor.

Në vitin 1989, specializim për fotogrametri në Universitetin Politeknik të Torinos, Piemonte, Itali.

Nga viti 1992-1995, ka punuar si Inxhinier pranë kompanisë Edilter, Bolonja, Itali dhe më pas si Inxhnier zbatues nga kjo kompani, për në Moskë, Rusi për ndërtimin e një vepre gjigante, siç ishte ajo e Qëndrës Ndërkombëtare të Biznesit. 

Ndërsa gjatë viteve 1997-1999, ka punuar si Drejtor ekzekutiv në kompaninë "Hasko Ltd." Stamboll, Turqi, në ndërtimin e një prej hoteleve të njohura me 5 yje, në Turqi, "Europlaza Hotel".

Nga Korriku i 1999- Shtator 2011, ka punuar si Inxhinier zbatimi dhe kryetar grupi me kompaninë "Clark Construction", në disa shtete si Washington DC dhe rrethinat e saj, në shtetin e Virginias dhe Maryland. Kjo kompani,  është dhe kompania më e madhe që operon në pjesën Lindore të SHBA-ve.

Nga vitit 2002, Ing. Agim Kaba, ka qënë dhe antar i Shoqatës së Inxhinierëve  Civil Amerikan. Nga vitit 2011, del në pension dhe jetonte dhe banonte në Washington, SHBA. 

Njihte dhe fliste shumë mirë gjuhën angese, ruse, italiane, frënge dhe turke.

Miku dhe kolegu i Agimit, Ing. Dr. Orhan Sakiqi, në një shkrim sëfundmi me rastin e ndarjes nga jeta të Ing. A. Kabës, do ta quante Agimin, si Inxhinierin Shqiptar të 3 Kontinenteve ( të Evropës, Azisë, SHBA-ve).

Shoqata Bashkësia Dibrane, kryesia dhe këshilli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kaba, tre vajzave dhe bashkëshortes së Agimit, si dhe vllezërve Faruk, Naim dhe Enis Kaba dhe dy motrave të tij, Shqipes dhe Nezihatit. 

Lusim Zotin,  që shpirti i Agim Kabës,  të prehet në amshim !


     

  BASHKESIA DIBRANE

  TIRANE-SHQIPERI


NJOFTIM:

Familja Kaba, me rastin e këtij morti, pret vizita  ditën e Martë, datë 04 Shkurt 2025,  (paradite) ora 09.00 -13.00 dhe (mbasdite) 16.00 - 20.00, Rr. Dibrës, Vila Alba 2000.